Zbarkimi në planetin Mars

by Einar

Post image for Zbarkimi në planetin Mars

Për ata që nuk e ndoqën dot live zbarkimin në Mars të roverit të NASA Curiosity mund ta ndiqni në këtë video të ngarkuar në YouTube.

Një nga citimet më të lezetshme në videon mësipër…

“Let’s see where our Curiosity takes us.”

Curiosity në Mars ka këto 4 objektiva kryesorë shkencorë:

1) Vërtetimi nëse në planetin Mars ka patur ndonjeherë jetë.

2) Studimi i klimës së Marsit.

3) Studimi i gjeologjisë së Marsit.

4) Planifikimi i një misioni njerëzor në Mars.

Pas zbarkimit në Mars roveri ka filluar menjëherë të dërgojë të dhënat e para. Fotografitë e para nga Marsi mund ti shikoni këtu.

mars.jpl.nasa

Të apasionuarit kanë mundësi të ndjekin dhe një llogari të twitterit nën emrin e roverit Curiosity e cila cicëron informacione nga Marsi.

@MarsCuriosity

Curiosity ka kamera me ngjyra por këto imazhe do vijnë gjatë javës në vijim.

Ps: Humoristët tani kanë gjithashtu material të ri për repertorin e tyre 😛

Përditësim 1:
Në këtë video jepen detajet teknkike të uljes së roverit Curiosity në Mars.

Përditësim 2:

Zbarkimi i roverit Curiosity fotografuar nga orbituesi i Marsit Reconnaissance.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: