Gjatë javës së kaluar, YouTube në mënyrë graduale ka aktivizuar versionin e ri të faqes së saj tek disa testues Beta.
Pamja e re vjen me një përqëndrim më të madh tek video që shikohet, me një buton “like” dhe “dislike” ndryshe nga sistemi i mëparshëm me 5 yje.
Informacioni rreth videos që shikohet ka kaluar poshtë videos ndryshe nga më pare ku e gjenim në të djathtë të saj.
Mendoj që është një hap në drejtimin e duhur dhe nëse jeni të interesuar ta provoni mjafton të klikoni tek ky Link.
Nëse dëshironi të riktheheni sërish tek versioni i mëparshëm mjafton të klikoni tek opsioni “return to the Old YouTube” që ndodhet në pjesën e djathtë, sipër të faqes.
Axhiornim: Tani YouTube e ka vendosur në default faqen që ju kemi treguar mësipër! Për të parë më në detaje ndryshimet e bëra mund të klikoni këtu!
Si ju duket? Më mirë ky version i faqes?









{ 3 comments… read them below or add one }
Siqnerisht nuk po me pelqen ky dizajn.
E vetmja gje e bukur me duket opcioni “Like-Dislike”, ndersa e keqja eshte se ma paskan komplikuar opcionin per Favorites, qe une e perdori shume :@
Se di pse po mua po me pelqen
, ndoshta ngaqe me terheq minimalizmi… faqja duket me e paster se versioni i meparshem!
Sa per funksionet si gjithmone ca gjera do harrohen, ndaj eshte akoma ne faze Beta, pasi te marrin sugjerimet e perdoruesve besoj do bejne dhe ndryshimet e duhura.
Ne fakt Youtube e pat paralajmruar shume me heret kete ndryshim! Me pelqente me shume dizajni i vjeter por edhe ky i riu nuk eshte keq !