Vetë proçesi kërkon një kohë të gjatë veçanërisht videot me cilësi HD, normalisht nëse tentoni të bëni upload një video afërsisht 10 minuta me kualitet HD, upload do kërkojë afërsisht 1 orë, ndërsa konvertimi do kërkojë disa orë të tjera.
Në raste të veçanta, videot që tentoni të ngarkoni në youtube nuk arrijnë të kalojnë fazën “in processing”, kjo sjell fillimin e proçedurës sërish nga e para.
Kësaj rradhe problemi është konfirmuar edhe nga skuadra e suportit të YouTube.
Liz, nga skuadra e youtube, ka hapur një temë në forumin e ndihmës thënë:
Disa nga ju keni bërë të ditur në forumin e ndihmës dhe në twitter që gjatë kohës së ngarkimit të video-ve në YouTube proçesi mbetet i papërfunduar. Ky është një Bug në proçesin e ngarkimit të videove dhe skuadra jonë po punon për një zgjidhje të këtij problemi. Në momentin që do arrijmë të rregullojmë problemin të gjitha videot që kanë ngecur në proçesin e konvertimit do ri-konvertohen nga fillimi.Ndërsa ju të cilët keni nevojë të ngarkoni një video sa më shpejt atëherë do ju duhet të ripërsërisni proçedurën sërish nga fillimi nëse nuk ja arrini me tentativën e parë.
Faleminderit që na lajmëruat për situatën e krijuar, gjithashtu jeni të lutur të tregoni durim për kohën që do na nevojitet për zgjidhjen e këtij problemi!
Më poshtë keni edhe adresën ku është bërë deklarata nga ana e skuadres së YouTube aty do vendosen dhe axhiornimet e mëtejshme.
Tema e diskutimit ne forum.
Kjo ndoshta ka të bëjë dhe me problemin me faqen e youtube.. gjatë pasdites së djeshme faqja e youtube herë pas here tregonte gjendjen e mirëmbajtjes.









{ 3 comments… read them below or add one }
Mund te vendoset adsense ne faqen e youtub-it?
Vacanze in Albania´s last blog ..Foto: Vlore-Valona 2009
Pershendetje, Vacanze!
Me duket se per momentin kjo mundesi eshte hequr nga programi i Google Ads (per te gjithe), mbaja mend qe e kisha lexuar kohe me pare tek blogu i adsense, ketu ke linkun ku konfirmohet kjo gje: Lexo
YouTube vendos serish AdSense ne video, por pas nje ftese e cila behet nga ana e stafit te YouTube, i cili zgjedh parteneret per te testuar Adsense. (gjithmone pas kerkeses tende per tu pranuar)
Verifikohen disa gjera ne zgjedhjen e Publikuesve:
– Sasia e videove
– Nr i shikimeve te videove
– Korrektesia e publikuesit ne mos krijimin e videove qe thyejne Te drejten e Autorit.
etj
Lexo
————————————————-
Sidoqofte ti shiko tek paneli jot nje here
Shiko tek “impostazioni AdSense”, ke opsionet e ndryshme:
AdSense per i contenuti
AdSense per la ricerca
AdSense per i feed
AdSense per i domini
AdSense Mobile per i contenuti
Shikon opsion tjeter? Shikon AdSense per Video?
nese e ke si opsion atehere po…
Vacanze in Albania! linku i adresës tuaj u hoq nga komenti! pasi antivirusi raporton që nëse dikush viziton faqen tuaj injektohet Trojan, je i lutur të kontrollosh dhe të rregullosh problemin pasi në këtë mënyre do largoni vizitorët nga ju.
ketu ke 2 screenshot të raportit nga ana e antivirusit(Kaspersky):