WordPress-i pre i një Krimbi!

by er10n

wordpress-eklipsi1Sipas një posti të një themelusi të WordPress-it , Matt Mullenweg, është bërë e ditur se WordPress-i është bërë pre e një Krimbi (Worm), i cili mund të postojë Malware dhe Spam-e në disa blogje të cilët hostojnë WordPress-in, duke përdorur versionet e vjetra të Blogging Software.

Krimbi mund të jetë shumë i veshtirë për tu kapur, dhe sic vetë Mulleng shpjegon:

“Krimbi regjistron një përdorues, duke përdorur një Bug sigurie (i cili më vonë u sistemua) që i lejon egzekutimin e kodit nëpërmjet një strukture të Permalink-ut, gjë që e lejon të bëhet Admin, dhe përdor Javascript-in për tu fshehur, në momentin kur Admin-i i vërtetë i blogut shkon të kontrollojë përdoruesit, pra ky krimb vepron në qetësi të plotë, kështuqë ju nuk mund ta vini re asnjëherë kur ai poston Malware ose Spam në postimet tuaja të vjetra.”

Problemi u zbulua në 11 gusht, menjëherë WordPress-i u vu në lëvizje duke nxitur përdoruesit të bënin një Upgrade në versioni 2.8.4. Por edhe pas shumë mundimesh, shumë nga përdoruesit nuk e kanë bërë akoma, gjë që sjell shumë raportime që konstatojnë që Krimbi avancon nga momenti në moment.

Krimbi nuk mund të sulmojë versionin aktual 2.8.4 dhe as atë të mëparshmin. Gjithashtu ai sulmon vetëm përdoruesit të cilët hostojnë Blog-un e tyre WordPress, dhe jo ata të cilët hostohen në WordPress.com!

Përdoruesit mund të gjejnë një link në gjuhën angleze për Upgrade-in dhe instruksionet përkatëse. Gjithashtu WordPress-i ka postuar një FAQ për përdoruesit që mendojnë se blog-u i tyre është sulmuar.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: