WordPress apo Blogger ?

by psaraci

Blogger apo WordPress

Blogger apo WordPress

Pyetjes se kush nga këto dy platforma është më e mirë i duhet dhënë një përgjigje e arsyetuar, pse Blogger apo pse WordPress, pra fillimisht mund të nisim me anët pozitive dhe negative për të dyja, dhe në fund mund të japim mendimin personal dhe pse jo dhe ca statistika.

Blogger

Pozitive:
Blogger është nën pronësinë e Google, dhe me sa duket të arrish të renditesh mirë në rezultatet e kërkimit është më e lehtë se me platformat e tjera, (kjo si rezultat i leximeve në internet, konfirmimet e përdoruesve të cilët për fjalë të ndryshme kanë arritur të renditen mire). Hosting është falas edhe nëse ke një domain personal. Google lehtësisht të lejon të fitosh diçka monetare nga blogu duke vendosur Google Ads dhe reklama të tjera.  Eshtë matur se duhet një kohë rreth 5 min për të hapur një blog tek blogger, dhe gjithashtu edhe një fillestar arrin të krijojë një artikull në pak kohë. Pra, tepër i lehtë për tu përdorur. Mund të krijosh “gadgets” (apo widgets) në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë dhe ti vendosësh ato në pozicionin që të pëlqen, gjithashtu nëse nuk të pëlqen vendi ku shfaqen mund ti spostosh ato aty ku deshiron vetëm duke bërë “drag and drop”. Me blogger nuk mund të krijosh një faqe statike, megjithëse në internet ka tutoriale të cilët të mësojnë si të bësh një gjë të tillë.

Negative:
Vihet re se ka një sasi disi të limituar për “themes” për arsye se designer-at duket se tani po kontribuojnë dhe janë më shumë të përqëndruar me themes për WordPress. Widgets jane më të pakta se WordPress (p.sh. All in One Seo Pack, opsioni i printimit të faqes etj). Këto gjëra mund ti arrish edhe me blogger por duhen njohuri në HTML dhe tepër durim për të bërë modifikimet.

WordPress

Pozitive:
Wordpress ofron një adresë nën wordpress.com falas dhe gjithashtu bën host blogun tuaj falas. Ke në dispozicion një listë të konsiderueshme “themes” cilësore, mundësinë për të vendosur widget të ndryshme si “Link list” dhe mundësinë e vendosjes së kodit të HTML. Ndihma që jepen në forumet e suportit është goxha e konsiderueshme. Themes mendohet se janë më profesionale se të Blogger. Paraqitja e komenteteve gjithashtu është ndryshe nga Blogger, ato vazhdojnë poshtë artikullit. Axhiornimet instalohen automatikisht, dhe backup bëhet automatikisht nga ata. Të jepet një sasi e konsiderueshme hapësire ku ti mund të bësh upload imazhe dhe video falas derisa arrin limitin. Paneli i kontrollit është i kuptueshëm dhe shumë i këndshëm për tu përdorur.

Negative:
Me WordPress.com (versioni falas) ju jeni i kufizuar me themes që ofrohen tek galeria. Megjithëse themes të ndryshme, të bukura dhe profesionale ka shumë, nuk mund ti përdorësh kur bëni hosting tek wordpress.com por vetëm nëse shkarkon WordPress nga wordpress.org dhe keni një host tuajin (me pagesë) ku e ngarkoni dhe instaloni. Nëse host i juaj ofron ndihmë atëherë edhe fillestarët mund ta instalojnë pa problem (megjithëse proçedura mund të jetë e lehtë, fillestarët hasin vështirësi). Axhiornimet duhet ti instaloni vetë sa herë janë të disponueshme, pra manuale. Nuk të lejohet të vendosësh reklama si Google ads pra ti japësh një vlerë monetare blog-ut (kur hosti është tek wordpress.com).

Nëse personalisht do zgjidhja se cila nga platformat falas do t’ja vlente, atëhere do zgjidhja Blogger, duke u bazuar dhe në arsyetimin e mësipërm.

Momentalisht, eklipsi është i hostuar në host të paguar dhe përdor platformën WordPress nga wordpress.org dhe jemi gjëndur mirë me këtë platformë, por secili ka preferencat dhe kriteret e tij. Pra, për të zgjedhur platformën duhet të vlerësohen shumë faktorë, që ndoshta shumë nga ata nuk janë prekur në këtë artikull.

Gjithashtu për të patur një ide të vogël nga ana e statistikave, pra platformat më të përdorura ju këshillojmë te lexoni këtë artikullin këtu pastaj pse jo të bëni dhe zgjedhjen tuaj.

{ 4 comments… read them below or add one }

Indrit Maraku October 7, 2009 at 4:30 am

Wordpress pa pike dyshimi… u bene muaj qe kam braktisur Blogger dhe deri tani nuk e kam kthyer koken mbrapa!

Reply

jshm October 29, 2009 at 9:27 am

Edhe unë fillova një blog të thjeshtë me Blogger ca vite të shkuara, kur nuk njihja gjë për WordPress-in. Si pashë nga afër WordPress-in, më duket më i përshtatshëm. Administrimi i blogut në përgjithësi është më i lehtë nën WordPress. Instalimi dhe ndryshimi i temave grafike, shtimi apo heqja e shtojcave, pozicionimi i tyre në faqe, përditësimi i vetë softit dhe të tjera hollësi e bëjnë WordPress-in më të ëmbël se sa platforma e Blogger-it. Duhet shtuar edhe një hollësi e rëndësishme: pasja e WordPress-it në ndërfaqe gjuhësore sipas dëshirës së secilit. Shqipja mungon te Blogger-i, po jo për WordPress-in.
Projekti Piwik lejon së fundi statistika edhe për rastet e blogjeve të krijuara me WordPress-in jashtë WordPress.com-it, pra pavarësi nga Google Analytics që përdor Blogger-i për blogjet e administruara me të.

Reply

dardanmiftari November 26, 2009 at 7:09 pm

Unë për veti përdori Blogger, por nuk mund të them asgjë se cili është më i mirë sepse nuk kam edhe shumë eksperiencë me WordPress !
.-= dardanmiftari´s last blog ..Ancelotti: Është e rëndësishme të jemi të parët në grup =-.

Reply

gigiex December 16, 2009 at 6:25 pm

Un perdori Blogger sepse Wordpress me duket me i komplikuar per tu perdorur.

http://www.alb-media.net

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: