Wolfram Alpha, nje revolucion ne internet!

by psaraci

wolfram_alpha_eklipsi_2
50 vjet më parë, në kohën që kompjuterat ishin akoma të rinj, të gjithë hamendsonin që shumë shpejt ata do të ishin në gjendje të arrinin një manipulim të jashtëzakonshëm të të dhënave.

Gjithashtu ishin të bindur që çdo pyetje, e cila kishte lidhje me fakte të paracaktuara, mund ti drejtohej një kompjuteri dhe ai do ti përgjigjej në mënyrë absolute.

Por gjërat nuk shkuan ashtu siç u parashikuan. Kompjuterat kanë treguar kapacitetin për të bërë gjëra të mahnitshme dhe të paimagjinueshme. Por jo atë që prisnin dhe që kërkonin të gjithë.

Por çfare mund të thuhet për njohuritë faktuale që ne si njerëz dhe si shoqëri kemi akumuluar?
Një pjesë e konsiderueshme e saj gjëndet tanimë në miliarda faqe teksti në internet. dhe me anë të motorëve të kërkimit, ne mund ta “prekim” atë, të konsultohemi me këtë njohuri në mënyrë të thjeshtë duke kërkuar fraza dhe terma që ndodhen në këto tekste.

Pra sot faqet e internetit na ofrojnë një bazë të gjerë njohurish, por si mund të arrijmë ta “copëzojmë” apo të marrim një koncentrat nga kjo bazë të dhënash.

Si do t’i nxjerrim ato pjesëza apo informacione që interesojnë në momente te caktuara?

Pra si mund ta zgjidhim këtë problem? Disa mendojnë se një zgjidhje do të ishte që motorët e kërkimit të arrijnë të kuptojnë vërtet informacionin dhe gjuhën me të cilin ky informacion është shprehur.

Ndoshta duke etiketuar webin nga ana semantike do ta bënte më të lehtë situatën.
Mënyra se si qeniet njerëzore komunikojnë dhe ndajnë informacionin është me anë të gjuhëve natyrale.
Atëherë në një situatë të ngjashme, kur një individ përballet me një “det” informacionesh në internet një nga mënyrat për të “notuar” në këtë det, pra për të gjetur të dhëna në këtë bazë është të përdorësh gjuhën e përditshme që njerëzit e zotërojnë.

Sigurisht, të arrish të bësh të mundur që kompjuterat të ndodhen në të njëjtin nivel si njerëzit, pra të kenë të bëjnë me gjuhët natyrale, ka sjellë në krijimin e komplikacioneve të mëdha. Për të dhënë një shembull, ne si njerëz jemi akoma shumë larg mundësisë për të patur kompjutera që sistematikisht të kuptojnë volume të mëdha të gjuhëve natyrale që ndodhen në tekst në web. Por nëse dikush ka arritur të vendosë njohurinë në kompjutera, atëherë nuk lind nevoja e kthimit të kësaj gjuhe në të kuptueshme.

Ajo që duhet bërë është që të merren pyetjet që çdokush mund ti bëjë në gjuhën natyrale ((të folurën e përditshme)), dhe ti përshtatë ato në formë preçize në kohën që dikush ja kërkon kompjuterit.

“Nuk isha aspak i sigurtë që kjo do funksiononte. Por jam i gëzuar kur ju them se me ndërthurjen e shumë algoritmeve inteligjente , e shumë zbulime gjuhësore dhe rregullime gjuhësore, dhe me ndihmën e disa zbulimeve teorike, ne po ja arrijmë të bëjmë që ky projekt të funksionojë.
Sigurisht ky është projekti më kompleks të cilin kam ndërmarrë ndonjëherë. Duke përfshire në të një sasi shumë më të madhe ekspertësh dhe njohurish, gjë që nuk e kam bërë ndonjëherë më parë.
Ashtu si projektet Mathematica, apo NKS-se nuk do përfundojnë asnjëherë.” tha Stephen Wolfram, shkencëtar dhe autor i këtij projekti.

Pra, Wolfram alpha, ju jep mundësinë të keni akses në një sistem gjigand, me triliona pjesë të dhënash perfekte dhe me miliona rrjeshta algoritmesh thjesht duke përdorur gjuhën tuaj të përditshme.

Një risi në përdorimin e kompjuterave dhe webit gjithashtu.
Kjo sjell në realitet pak a shume atë hamendsim apo dëshire që njerëzit kishin 50 vjet më parë për kompjuterat.

Por çfarë është Wolfram Alpha konkretisht dhe si mund të përdoret?
Wolfram Alpha është në gjëndje të kuptojë dhe perceptojë pyetjet dhe do arrijë të na japë një përgjigje përfundimtare dhe absolute.

Nje shembull, pyetjes “Sa perqind e masës trupore është e përbërë nga ujë?”, Wolfram Alpha do ti jepte një përgjigje faktike dhe nuk do të nxirrte opsione të ndryshme përgjigjesh.

Stephen Wolfram: http://www.stephenwolfram.com/about-sw/

Vizitoni adresen: http://www.wolframalpha.com/

{ 5 comments… read them below or add one }

Mandi April 29, 2009 at 2:08 pm

Pershendetje,
Shkrimi qenka shume interesant.
Shpjegimi per te foluren e pergjithshme eshte pak i paqarte. Nese nuk gaboj flitet per Natural Language dhe Natural Language Processing. Per dike pa njohuri ne kete fushe do duhej nje shpjegim me i gjate.

2. Scripti per moskopjimin e tekstit eshte i parehatshem edhe per te seleksionuar ne kete forme komenti apo per te seleksionuar tekstin gjate leximit. Ndoshta do ishte me mire ta hiqnit.

Reply

psaraci April 29, 2009 at 10:04 pm

Pershendetje Mandi,

Faleminderit per komentin tuaj.
Behet fjale per Natural Language dhe Natural Language Processing dhe e kuptoj qe do ishte e nevojshme nje shpjegim me i gjate per keto terma. Gjithesesi ne artikull termi Natural Language i referohet gjuhes se perditshme pra ate te shkruajtur apo te folur. Ndersa Natural Language Processing, mbase kerkon nje shpjegim te gjere dhe per te cilin une kam nderment te bej nje artikull tjeter ku ne baze do jete Artificial Intellegince ne kohet e sotme.

Scripti per te mos lejuar kopjimin e tekstit eshte dicka e perkohshme dhe ne jemi duke bere disa prova teknike per kete gje. Ju siguroj qe se shpejti ky script do te hiqet. Ju kerkoj ndjese dhe pak durim per kete problem.

Komentet dhe sugjerimet tuaja jane te mirepritura.

Reply

Besart April 30, 2009 at 7:34 am

Pershendetje,

Artikull mjaft interesant. Faleminderit qe na e solle per lexim ne gjuhen shqipe.

Do presim muajin maj dhe te shohim se sa i mencur eshte Wolframi.

Sa i perket ketij skriptit per bllokimin e tekstit, ka plotesisht te drejte Mandi, pasi me te vertete te acaron i cike.

Reply

Mandi April 30, 2009 at 9:15 am

Kemi ne plan te zhvillojme nje modul per sa i perket Procesimit te Gjuhes se Perditshme tek Search.al dhe tek Infoarkiv.com por akoma nuk kemi nisur.
Po pres me interes si do e trajtoni pasi shume kush eshte terhequr nga keto zhvillime si “te parrezultat”.

Per shume kend dhe Artificiall Intelligence eshte nje shkence qe nuk ka vazhdim, dhe sot tentohet per Embedded Systems. Megjithate une mendoj qe ka akoma hapesire per Inteligjencen Artificiale.

Reply

psaraci April 30, 2009 at 3:21 pm

Pershendetje,

Mandi nje projekt i tille qe keni ndermend te beni ju eshte teper interesant dhe une personalisht por dhe stafi i Eklipsit do ta shohim me shume interes dhe entuziasem. Madje, nqs eshte e mundur une dhe mund tju jap ndonje mendim nga ana teknike pasi kam disa vite qe perfshihem ne projekte per inxhinierimin e softeve.

Inteligjenca Artificiale eshte nje fushe shume e gjere dhe ju garantoj qe kerkimet ne kete fushe vazhdojne te jene me sukses. Por, sot gjen aplikime te vecanta dhe te specializuara si Expert Systems, Distributed Network System apo Neural Networks dhe keto jane pjese e fushes se Artificial Intelligence dhe ju siguroj qe sot industria e informatikes po investon shume. Per momentin rezultatet mbase nuk jane te dukshme.
Keni te drejte, qe embedded systems po behen pjese e tregut te konsumit masiv.

Pershendetje Besart dhe faleminderit per komentin tuaj.

Me kete rast desha tju prezantoj dicka te re per Eklipsin.
Eklipsi se shpejti do kete nje koncept te ri per formatin e materielave. Ku cdo jave do te publikohen artikuj qe do perpilohen nga stafi jone ku ne do mundohemi te jemi sa me objektiv ne mendimet tona. Por nuk do te mungojne dhe lajmet me te reja nga fusha e teknologjise.

Reply

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: