Windows 7 Release Candidate, direkt link

by Einar

windows_7_logo_eklipsiWindows 7 RC është i disponueshëm në faqen e Microsoftit, faqe e dedikuar për shkarkimin e Windows 7, sidoqoftë kemi gjetur një mënyrë e cila nuk ka nevojë që ju të harxhoni kohën tuaj për të bërë log in dhe pastaj për të ndjekur procedurat për ta shkarkuar, pra një procedurë e cila do ju kushtonte goxha kohë.

Më poshtë kemi vendosur linket për Windows 7 Release Candidate, të testuara dhe funksionale.

Zgjidhni versionin që ju intereson, (32 apo 64 bit). Meqenëse Microsofti mund të ju bëjë redirekt për te faqja kryesore e tyre do ju duhet të ndiqni disa hapa që kjo të funksionojë dhe nuk do keni asnjë problem për ta shkarkuar.

1. Klikoni dhe kopjoni link e dëshiruar më poshtë (32 apo 64 bit) dhe vendoseni në një Tab të ri në Browserin tuaj. Ju do vini re që ju bën redirect për në faqen e Windows 7 në vend që të fillojë shkarkimi.

2. Menjëherë pasi ju jeni bërë redirekt te faqja e Windows 7, kopjoni dhe vendosni sërish linkun në faqen e Windows 7 ku ndodheni tanimë. Do shikoni që shkarkimi do fillojë menjëherë.

Shkarkoni Windows 7 Release Candidate 32-bit

Shkarkoni Windows 7 Release Candidate 64-bit

Zgjatja e përdorimit të Windows 7 RC

Windows 7 RC mund të përdoret pa asnjë limit gjer më 1 Mars 2010. Pas kësaj date ai do futet në një gjëndje të limituar dhe do fillojë të restartohet çdo 2 orë.

Skadenca e tij është 1 Qershori 2010. Kjo mendohet të jetë një kohë mëse e mjaftueshme për të vlerësuar dhe provuar këtë version të windowsit. Zërat për nxjerrjen në treg të versionit përfundimtar mendohet të jetë fundi i 2009 ose fillimi i 2010, ndaj do ju duhet të rregulloni kopjen tuaj para se të skadojë.

Hapat e mësipërm funksionojnë pasi Microsofti shikon adresën që e referon shkarkimin për të parë nëse përdoruesi po shkarkon pasi i ka ndjekur hapat normale për shkarkim, duke kopjuar dhe vendosur linkun për herë të 2, me sa duket këtu ka një truk dhe funksionon.

Këto linke të drejtpërdrejta janë testuar dhe janë funksionale në kohën e shkrimit të këtij artikulli. Sidoqoftë Microsofti mund edhe ta kuptojë këtë gjë dhe te ju dërgojë te faqja kryesore.

(Nëse ju ndodh kjo gjë jeni të lutur të na shkruani një koment, gjithashtu shkruani nëse dini ndonjë link tjetër funksional të tillë)

{ 13 comments… read them below or add one }

egzon May 29, 2009 at 7:02 pm

ju lutem a bon windows 7 per mua pentium 3 esht ok

Reply

Einar May 29, 2009 at 9:17 pm

egzon, duke marre parasysh faktin qe per te instaluar Windows Vista ne nje kompjuter duhej nje RAM prej 4Gb qe te funksionoje ne kapacitetin e tij optimal, (minimumi 2Gb) , atehere Windows 7 i cili eshte nje version sistemi operativ pas Vista-s, besoj qe do i duhen mendoj te pakten nje RAM prej 3GB e siper…

sidoqofte ne adresen zyrtare thuhet qe mjaftojne keto te dhena:
1 GHz or faster 32-bit (x86) or 64-bit (x64) processor
1 GB RAM (32-bit) / 2 GB RAM (64-bit)
16 GB available disk space (32-bit) / 20 GB (64-bit)
DirectX 9 graphics processor with WDDM 1.0 or higher driver

Reply

egzoni May 30, 2009 at 1:41 pm

Ju lutem mund te me trengoni un P.sh e shkarkoj Windows 7 Ateher kur e kryej shkarkimin e windows ateher kur un e klikoj programin shka me del a duet me ristartu kompjuerin a Jo Po veq duet me kliku edhe del install windows 7 install now ju luitem nese bon me tregoni me mir un e kam kompjuterin pentium 3— 1 Ghz 1 GB shpejtesin a hard disk e kom 30 GB nese doni ma mir esht me qoni messazh ne MSN OK [email protected] Ok tung FLM nese me qon Komente ok

Reply

Einar May 30, 2009 at 1:59 pm

egzoni

http://www.microsoft.com/windows/windows-7/installation-instructions.aspx

ne adresen e mesiperme i ke te gjitha detajet se si duhet instaluar Windows 7…

megjithese une nuk ta keshilloj pasi, ato te dhenat e mesiperme jane per te instaluar sistemin, nese ti do instalosh pastaj edhe programe te ndryshme ne kompjuter atehere do kesh veshtiresi ne perdorimin e kompjuterit… sidoqofte te shikoj shume te vendosur per ta provuar 🙂

me pak fjale per te instaluar Windows 7 , duhet te ndjekesh kete procedure:

1) shkarko sistemin ne nje nga linket e mesiperme.(ate qe duhet per kompjuterin tend)
2) duhet te ruash te gjitha materialet qe jane te rendesishme ne kompjuterin tend momentalisht ( ne disk cd, dvd, hard disk te jashtem)
3) te duhet nje disk bosh, dvd, pasi file i mesiperm eshte ne format .ISO (imazh) dhe duhet ta besh burn(vendosesh ne nje disk) me Nero ose ndonje program tjeter te cilin ti perdor.
4) duhet te vendosesh si opsion te kompjuteri yt qe kur te besh restart kompjuterin te beje “Boot” nga disku.
5) vendos diskun dhe ben restart kompjuterit, dhe te shfaqet grafika per instalimin e sistemit te ri , pastaj duhet te ndjekesh hapat e kerkuar…

Pra sic e shikon procedura eshte e njejte si per cdo sistem tjeter,shpresoj te te kem ndihmuar sadopak..

Reply

egzon May 30, 2009 at 6:13 pm

a pra kur poe shkaroje programin e windowsit 7 po duka per me qit ne cd edhe kur poe qitsha ne cd po duka me qit ne kompjuteri cdn edhe me kliku F12 per mee qit me formatizu windowsin 7

Reply

Einar May 30, 2009 at 7:50 pm

egzon lexo ketu: e ke te shpjeguar hap pas hapi.
http://www.microsoft.com/windows/windows-7/installation-instructions.aspx

Reply

egzzon June 1, 2009 at 8:59 am

ti einar ae perdorur windows vista service pack 32 bit a bon per pentium 3 ok windows 7 e kam instaluar por shume mir esht e adhuroj

Reply

Einar June 1, 2009 at 2:54 pm

egzon, une kam instaluar Ubuntun ne kompjuterin tim dhe me pelqen me shume se Vista :).

me behet qejfi qe e instalove Windows 7 dhe qe po te pelqen,
gjithe te mirat.

Reply

egzon June 2, 2009 at 8:17 am

po e di qe esht windowsi ma i ri apo ubutnu a po po mundesh me ma qu linkin e windows ubutnu nese k munci po jo ok tung FLM per mirkuptim

Reply

egzoni June 8, 2009 at 7:08 pm

te einar qfare messengeri e ki

Reply

Guximi June 17, 2009 at 4:56 pm

😉

Reply

EGZON July 23, 2009 at 8:58 pm

TI EINAR A MUNESH MEMA QU LINKIN E WINDOWS VISTA NESE BON

Reply

Rubin November 6, 2009 at 2:41 am

Pershendetje,

Doja te dija nese ka ndonje opsion qe mund ta instaloj live windows 7 pa fshire dhe pa prekur gje, nese kete opsion e ka windows pa patur nevoje per te krijuar particione te tjera. ??

FLM

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: