Web Day 2010!

by Einar

WebDay

WebDay

26 Qershor 2010 është dita në të cilën Webmasterat & Programuesit shqiptarë do takohen dhe do diskutojnë mbi projektet e tyre në ambientet e “Universitetit Planetar” duke ofruar njohuritë dhe duke diskutuar mbi tematika të cilat interesojnë botën e web-it Shqiptar.

Ky është takimi i dytë (vjetor) që po organizohet! Takimi i pare ishte në 2009, me një pjesëmarrje modeste megjithatë me atë takim u hodh edhe hapi i parë në këtë drejtim. Duke u bazuar në komentet e pjesëmarrësve ishte diçka mbresëlënëse dhe e këndshme!

Këtë vit lista e personave që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre është rritur shumë dhe organizatorët gjithashtu kanë konfirmuar që do organizojnë diçka akoma më të bukur se një vit më parë!

Programi i takimit prek tema të ndryshme si “freelance”, “siguria”, “monetizimi”, “SEO” dhe përfshin pak a shumë një pjesë të gjerë të interesave që kanë shtyrë organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë takim të këtyre të rinjve shqiptarë.

Programi parashikohet të ndjekë këto tematika dhe këtë radhë diskutimesh:

Gjergji Kokushta – për ‘Puna si Freelancer’
Ervis Tusha – për ‘Siguria e përgjithshme’
Vigan Vllahinja – për ‘Si monetizohen faqet (optimizimi i tyre për CPA)’
Jonian Dervishi – për ‘Ditar: Një projekt i lirë, falas dhe Shqip’
Flamur Mavraj – për ‘Programim në PHP’
Baki Goxhaj – për ‘Si ndërtohet një theme për WordPress’
– Albin Malelli – për ‘SEO (Search Engine Optimization)’

Organizatorët e WebDay kanë vënë në dispozicion edhe një faqe interneti (owsh) ku mund të lexoni dhe të informoheni më shumë rreth takimit!

Pjesëmarrja është e hapur dhe kushdo që është i apasionuar mund të marrë pjesë, mjafton që më 26 Qershor 2010 të gjëndet tek Universiteti Planetar!
Adresa: Rruga “Budi 74/1” , Tiranë (pranë Qytetit Studenti, ish godina e NATO-s)

Universiteti Planetar

Universiteti Planetar

Mbështetës të takimit:
iShqip
Webmaster.al
flossk
UniversitetiPlanetar

Previous post:

Next post: