Vendosni firmen tuaj ne imazhe. Ubuntu

by Einar

Keni fotografi të cilat i keni bërë me aparatin tuaj dhe dëshironi ti postoni në web. Mund të keni dëshirë gjithashtu që të tjerët të mos i marrin fotot e tua dhe ti përdorin në faqet e tyre, atëherë dëshironi të vendosni firmën (watermark) tuaj në këto imazhe.Në këtë tutorial do ju tregoj se si të vendosni firmën (watermark) në një imazh duke përdorur GIMP, një program open source për të edituar imazhe.

Screens në këtë tutorial ju tregojnë GIMP në përdorim në Linux Ubuntu, sidoqoftë hapat janë të njëjtë edhe nëse po përdorni GIMP në Windows. Përdoruesit e Windowsit mund të shkarkojnë versionin e windowsit falas këtu.

Këtu keni imazhet, origjinalin dhe modifikimin:

Origjinali

gimp-watermark-eklipsi-7

Modifikimi

gimp-watermark-eklipsi-13

1. Si fillim, hapni imazhin në GIMP.

gimp-watermark-eklipsi-1
2. Tani klikoni në opsionin për të shtuar tekst, është butoni me shkronjën A.

gimp-watermark-eklipsi-2
3. Klikoni mbi shigjetën afër katroreve të ngjyrave për të bërë të bardhë ngjyrën e tekstit.gjithashtu mund të ju nevojitet të rrisni madhësinë e Fontit (unë zgjodha 100px) pasi foto është shumë e madhe.

gimp-watermark-eklipsi-3
4. Tani klikoni brenda imazhit, diku afër ku dëshironi të shkruani tekstin tuaj, pastaj do ju shfaqet GIMP Text Editor, aty shkruani çfarë të dëshironi që të shfaqet si firmë (watermark).

gimp-watermark-eklipsi-4

5. Klikoni Close.

gimp-watermark-eklipsi-5
6. Unë nuk isha i kënaqur me vendin ku shkrimi pozicionohej në imazh, ndaj klikova mbi Move Tool. Move tool është butoni që duket si një shenjë plusi (+). Përdorni mousin për të lëvizur tekstin në pozicionin që dëshironi. Ju duhet të klikoni mbi tekstin dy herë dhe jo mbi backgroundin pas tekstit, pastaj mund ta lëvizni.

gimp-watermark-eklipsi-6
7. Tani hapni dritaren e Layers. Klikoni:

Windows -> Dockable Dialogues -> Layers.

Do vini re që imazhi juaj ka dy layers. Layeri i sipërm përmban tekstin që sapo vendosët.

gimp-watermark-eklipsi-8
8. Sigurohuni që të jetë selektuar Layeri i tekstit, pastaj lëvizni opsionin e Opacity në të majtë , gjer sa të arrini transparencën e dëshiruar për tekstin tuaj.

gimp-watermark-eklipsi-9
9. Klikoni File -> Save As.

Vendosini imazhit të sapo edituar një emër të ndryshëm nga origjinali, dhe klikoni Save.
gimp-watermark-eklipsi-10

10. Gimp do ju kërkojë të eksportoni imazhin tuaj para se ta ruani si një JPEG. Klikoni Export.

gimp-watermark-eklipsi-11
11. Tani mund të zgjidhni kualitetin e imazhit. Unë preferoj ti jap maksimumin, dhe klikoj Save.

gimp-watermark-eklipsi-12
12. Tani keni një imazh me firmën tuaj të cilin mund ta postoni në web.

{ 1 comment… read it below or add one }

Lorenci March 6, 2010 at 10:02 pm

Une jam 15 vjec nga Fieri edhe pasioni im eshte kompjuteri,
une e kam Linux Ubuntu 9.10 e kam instaluar vet,nejse,pervec kesaj i kam bere update e tjere e tjere,por

Nuk po kuptoja dicka,pse windowsi eshte kaq vl?
Ne Linux lejohet qe te futesh,ne user qe ke edhe modifikon file,ndersa ne windows nuk mund ta besh kete.!
Majde Linux jepet me leke,une kam kontribuar qe te krijoj nje program,nejse,ne ndiheme do te me jen edhe nja ca kosovare,por me eshte dhene leja per kontribut,edhe jam gati ne daten 15 filloj,gjithesesi,Linux Ubuntu eshte me i lehti per ta perdorur,edhe i sugjeroj kete linux njerezve,sepse eshte gnome.! Nese keni qef Linux Per hackime zgjidhni BackTrack4

Faleminderit qe me kushtuat vemendje Mirupafshim.!

Reply

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: