Vendosni ju cili sistem operativ te ndizet i pari…!

by er10n

startupmanager11 Nëse vendosni të instaloni Linux në kompjuterin tuaj, por ama nuk doni që të humbisni window-sin. kjo gjë është e mundur duke përdorur Grub loader i cili instalohet automatikisht gjatë instalimit të Linux, instalim i cili është shumë i thjeshtë mjafton vetëm të ndiqni udhëzimet e diskut përkates të Linux, problemi ama qëndron te Grub loader-i, i cili rrjeshton sistemet operative të instaluara në kompjuter kur ai ndizet ose ristartohet, koha e pritjes për zgjedhjen tuaj është vetëm 10 sekonda, dhe sistemi automatik që zgjidhet është Linux.

Ky është një problem për shumë përdorues…! Zgjidhja është shumë e thjeshte. mjafton të instaloni në kompjuterin tuaj           Startup-Menager të cilin mund ta Shkarkoni në estensionin .deb i cili instalohet vetëm duke i klikuar sipër dhe më pas duke klikuar “instalo paketat”, ose mund të hapni një terminal dhe të jepni komandën

sudo apt-get install startupmanager

dhe Startup-manager do të instalohet automatikisht. Pas kësaj duhet të shkoni tek Sistemi > Administrimi > StartUp-Manager

11

dhe më pas hapet kjo dritare

startupmanager

nga këtu mund të ndryshoni opsionet e Grub loader-it tuaj, duke zgjatur kohen e pritjes ose duke vendosur windows-in si sistemin operativ primar.

Info: Eklipsi është një blog i cili ju sjell informacionet & tutorialet më të zgjedhura në botën e internetit. Jemi gjithashtu edhe në Twitter.

Artikuj interesante

Comments on this entry are closed.

Previous post:

Next post: