Vendlindja e Internetit

by Einar

Vendlindja e Internetit

Ku ka lindur Interneti?

Interneti ka lindur në një dhomë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, USA, në 1969, kur laboratori i Profesorit Leonard Kleinrock dërgoi mesazhin e parë të ARPANET-it. Kohët e fundit një (Doktor në Filozofi) PhD me emrin Brad Fidler po kërkonte pikërisht për vendlindjen e Internetit dhe kuptoi që askush në të vërtetë nuk ishte i sigurtë se ku ka lindur interneti.

Pas disa kërkimeve lokalizoi vendin e saktë tek dhoma me numër 3420 në Boelter Hall, e cila deri pak kohë më parë përdorej si një klasë ku shpjegohej mësim. Planet e UCLA janë që dhoma në fjalë të hapet dhe të lejohen vizitat për publikun e interesuar. Fidler me ndihmën e Kleinrock po e restauron këte dhomë duke i dhënë pamjen origjinale të 1969 me ndihmën e fotografive historike, dëshmive okulare dhe pajisjeve origjinale që Universiteti i Kalifornise akoma i ruan dhe nuk i ka hedhur.

burimi:boingboing

{ 2 comments… read them below or add one }

Egzon April 15, 2011 at 11:21 pm

Me kujtohet ne shkollen fillore kur kam qene, e pata pyetur profesorin e teknologjise informative se nga vjen interneti por kurr ska gjetur nje pergjigje te sakte 🙂

Reply

Familja April 27, 2011 at 3:55 pm

Shume flm per informacionin, se nje pyetje te tille e kam bere dhe une se isha kureshtar.
por nese eshte e mundur dhe nje info rreth kopmjuterit te pare.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: