USB nga origjina deri te USB 3.0 (te gjitha karakteristikat dhe specifikat teknike)

by Denisi

logo zyrtare e USB-se

USB

USB ose Universal Serial Bus është një standard i komunikimit serial që ju lejon të lidhni disa pajisje në një kompjuter. Ajo është projektuar për të lejuar lidhjen e shume pajisjeve duke përdorur një ndër-faqe të vetme të standartizuar, dhe për të përmirësuar funksionin plug-and-play ((ju lejon lidhjen / shkëputjen pa ri fikur pajisjen ose kompjuterin (shkëmbim i nxehtë) )).

hub_eklipsiUSB është një sistem asimetrik, i përbërë nga një operator i vetëm, dhe  paisjet periferike që janë të lidhura nëpërmjet aparatëve të quajtur hub (përshëmbull një kompjuter dhe shumë paisje periferike si mouse tastierë printer scaner etj). Një operator mban maksimumi deri në 127 paisje periferike (ne këtë numër duhet të fusim dhe vet operatorin dhe shpërndarësit hub). Gjatësia maksimale që mund të kenë një kabull që sinjali të mos bëhet tepër e dobët është 5m, prej kësaj gjatësije është e nevojshëm të përdoren një apo më shumë hub aktive si amplifikues sinjali, numri maksimal i hub-ve të lidhur njëri pas tjetrit është 5. (në krah foto e një hub-i të thjeshtë)

USB 1.0

USB 1.0 u paraqit në vitin 1994 nga grupi i kompanive që përbëhej nga: Intel, Compaq, Microsoft, Digital, IBM, dhe Northern Telecom. Ky version arrinte një shpejtësi prej 1.5 Mbit/s ose 187.5 kB/s më tepër u përdor për mouse, tastiera, dhe paisje të ngadalta,

USB 1.1

Dhe vetëm me daljen e versionit USB 1.1 arrihet shpejtësia Full-Speed prej 12 Mbit/s ose 1.5 MB/s përdorimi kryesor i këtyre versioneve ishte standartizimi i fishave. Edhe pse kjo tip lidhjeje është standartizuar dhe është përhapur shumë disa prodhues paisjesh si mouse ose tastiërsh vazhdojnë të vendosin adaptues PS/2.

USB 2.0

Por arritjen më të madhe e ka në vitin 2000 kur del dhe versioni USB 2.0 ose High-Speed me një shpejtësi prej 480 Mbit/s ose 60 MB/s. Në këtë mënyrë mund të trasferoheshim në një kohë shumë të shkurtër file të mëdhenj. Mund të transferohet një cd prej 700MB në më pak se 12 sekonda ((Koha e llogaritur në teori, se në të vërtetë koha varet dhe nga tipi i file-it si dhe nga sa pjesë është i përbërë)) e njëjta sasi me versionin Full-Speed duheshin rreth 8 minuta. Kjo i lejon USB të jetë konkurues me standartin FireWire 400 (IEEE 1394), edhe pse efektivisht kjo e fundit është më e shpejtë. Megjithatë standarti USB ka kufizimet teknike dhe nuk këshillohet për përdorimin nëpër kamera dhe pajisje që manipulojnë videot.

Në fillim u çertifikuan dy lloje fishash ato A dhe B. Në vitet e fundit disa prodhues kanë futur fisha me përmasa më të vogla për pajisjet e tyre. Këto fisha i përmbushin të gjitha kriteret e standartit usb por me përmasat të ndryshme, tani janë njohur si standarte dhe fishat mini A, mini B dhe micro (në figurën më poshtë janë të renditura sipas rrallës të gjitha këto standarte).

usb_tipet_eklipsicom

usb_microb_nokia_5130-eklipsicomGjithashtu muajt e fundit është propozuar një tjetër standart, ai i Nokia 5130 (XpressMusic) ky standart është quajtur microB kështu që versioni mikro do të quhet microA. (Në krah një foto e këtij standarti).

USB 3.0

Më 18 shtator 2007, Pat Gelsiger tregoi për herë të parë në mënyrë publike USB 3.0. Kjo USB mund të transferojë të dhëna dhjetë herë më shpejt se 2.0 USB me një transferim normë prej 4.8 Gbit për sekondë (ekuivalente e rreth 600 MBytes për sekondë, kundrejt 60 MB të USB 2.0).
usb_30_eklipsiSpecifikat e USB 3.0 u dhanë më 13 gusht 2008, shpejtësia eshte rritur  deri ne 5Gb/s, për të arritur këtë shpejtësisë janë përdorur dy fibra optike. Një ndryshim tjetër është se USB 3.0 janë në gjëndje të dërgojnë dhe të marrin të dhëna me shpejtësi të plotë në të njëjtën kohë. Kabujt e rinj do të jenë të dallueshëm nga ngjyra blu. Ndërsa i pari produkt në treg duhet të jenë në dispozicion nga fundi i vitit ose në fillim të 2010. Si edhe më parë, versioni 3.0 do të mbajë kompatibilitetin me USB 2.0 dhe 1.0.

{ 1 comment… read it below or add one }

Banago July 9, 2009 at 12:00 pm

Shumë artikull informativ, flameminderit.
.-= Banago´s last blog ..Business Inspiration =-.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: