Usain Bolt kundër të gjithë kampionëve të 100 metrave, 1896 – 2012

by Einar

Post image for Usain Bolt kundër të gjithë kampionëve të 100 metrave, 1896 – 2012

Në këtë video krahasohen të gjithë fituesit e garës së 100 metrave. Infografiku origjinal është krijuar nga NewYork Times dhe krahasimi fillon nga fituesi i 100 metrave në olimpiadën e 1986 Hungarezi Aljaz Sokol dhe përfundon me fituesin e 100 metrave të 2012 Xhamajkanin Usain Bolt.

Duhen marrë parasysh disa detaje të cilat nuk janë shpjeguar në videon në fjalë sdq.

1) Korsitë e nisjes janë shpikur në 1929 dhe janë përdorur për herë të parë në olimpiadën e 1948.

2) Për një periudhë të gjatë kohore, nuk lejohej të merrnin pjesë sportistë profesionistë në olimpiada.

3) Nuk merret parasysh fakti që në kohët tona duke fituar në olimpiadë nuk ke nevojë të punosh më (Ja se si Usain Bolt fiton 20 milionë $ në vit) ndryshe nga sportistët e viteve 60 (apo më herët) psh të cilët për të paguar faturat e tyre u duhej të punonin punë të tjera.

4) Në kohët e sotme atletët e olimpiadave stërviten gjatë gjithë kohës ndërkohë që në atë periudhë stërvitja konsistonte në një përgatije 2-3 mujore para olimpiadës.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: