UniversalSubtitles perktheni, dubloni te gjitha videot tuaja lehtesisht

by Einar

UniversalSubtitles

Një platformë e mrekullueshme për të dubluar videot në internet bazuar në “open standarts”.

Falas dhe pa nevojën e shkarkimit të ndonjë programi të veçantë.

Mjafton të shtoni kodin “embed” të videos që dëshironi. Dërgoni videon tuaj, përkthejeni, pastaj ju ofrohet një kod embed të cilin mund ta vendosni në faqen tuaj. Pasi faqja të karikohet do shfaqet një buton poshtë videos me gjuhën e përkthyer të videos.

Pse “Universal Subtitles” është ndryshe?

    1) Eshtë ndërtuar nga një komunitet vullnetarësh dhe nonprofit.

    2) Kodi është falas për të gjithë, open source.

    3) Eshtë ndërtuar duke përdorur Javascript dhe HTML5, në vënd të “poprietary software” si Flash.

    4) Eshtë 100% bazuar mbi web, nuk ka nevojë të shkarkoni asnjë program për ta përdorur.

    5) Nuk nevojitet që të hostoni videon tek Universal Subtitles, dhe nuk vareni nga asnjë hostues videoje, platformë, apo format.

    6) Njerëzit janë të lirë të shtojnë përkthimet në çdo video.

Një shëmbull konkret mund ta shikoni tek video e mëposhtme:

Për më shumë vizitoni Universal Subtitles.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: