Twitter ju sugjeron ke te ndiqni!

by Einar

Twitter

Interesant opsioni i ri i @Twitter, sygjerimet e tyre se kë duhet të ndiqni.

Ndiq @jetonr dhe @Xhoen, ide e mirë po i ndjek :).

Me sa duket Twitter nuk po sugjeron persona të cilët sapo po regjistrohen në Twitter, por persona të cilët janë aktivë dhe sipas tij mund të jenë interesantë për tu ndjekur edhe nga unë.

Sugjerime ne Twitter

Sugjerime në Twitter

Ky opsion i ri vjen dhe me mundësinë për të bërë “opt-out” apo thënë më thjeshtë, nëse nuk ju pëlqen si opsion mund ta largoni nga faqja juaj kryesore.

Arsyet mund të jenë të shumta, si psh, llogaria @eklipsi është aktive që nga marsi i 2009 dhe pak a shumë botën e cicëruesve shqiptarë më interesantë, për ne, i kemi parë/ndjekur me kohë, dikush mund të mos ketë nevojë për këto sugjerime të reja, këshilla jonë sdq është ta mbani pasi cicërues të rinj po shtohen dita ditës dhe ky mund të jetë një opsion i nevojshëm.

Ndoshta më interesant do ishte opsioni i kundërt (ai i eliminimit të personave që nuk janë më aktivë në Twitter).

Në një artikull në blogun zyrtar Twitter ka shpjeguar arsyet e këtij opsioni të ri dhe gjithashtu kanë shpjeguar edhe mënyren se si ti evitosh këto sugjerime.

Mjafton të klikosh tek “x Hide” afër të gjitha sugjerimeve dhe pasi mbaron e gjithë lista, ata nuk i sugjerojnë më, dhe opsioni thjesht largohet nga faqja juaj kryesore.

Si ju duket si opsion i ri? Mendoni se do jetë i nevojshëm apo i tepërt?

{ 7 comments… read them below or add one }

Valmir August 5, 2010 at 3:40 pm

Opcion i nevojshem, pak a shum duket si opcioni i Facebook People You May Know…

Reply

Einar August 5, 2010 at 5:32 pm

Ke te drejte Valmir, pak a shume eshte si opsioni i Facebook, por fundja me te mirat nga njeri tjetri po marrin… edhe Facebook me pare kopjoi “statusin” e Twitterit…

Flm per komentin! 🙂

Reply

mbreti3gut August 6, 2010 at 9:27 am

Ndërsa Facebook “kopjoi” nga Twitter notifikimettabs të shfletuesit 😛 (boohh… sikur të ketë fjalë të përshtatshme në shqip për këto dy terme!!!)

Reply

Granit August 13, 2010 at 3:00 pm

hmm notifikmet ne tabs ndoshta do te pershtateshin me lajmerimet / te rejat ne shirit te shfletuesit (kjo shirit sme mbush syrin por mund ta quajm edhe si te tille)

Sa i perket ketij opcionit te ri mua me pelqeu dhe u be shkas qe te ndiqja rreth 7-8 persona te ri.

Nje gje te re qe do doja ta shihja tek twitter ishte si opcioni tek facebook qe eshte Mutual Friends te ishte edhe tek twitter nje opcion i ngjashem. Do te me pelqente qe kur te vizitoja profilin e nje perdoruesi te di se cilet persona qe e ndjekin kete person i ndjek un / me ndjekin mua apo diqka keshtu.

Reply

Valmir August 14, 2010 at 4:35 pm

Tashme me sa duket egziston edhe ai opsion, kur viziton faqen e ndonje perdoruesi te Twitter, siper personave qe ai ndjek aty eshte opcioni “You both follow” qe me duket njejt me ate qe po thua !

Egzon August 15, 2010 at 2:34 am

Opcion i mire ky, me sygjeron cicerues qe vertet dua ti bej follow 🙂

Reply

Valmir September 19, 2010 at 4:52 pm

Tash kaluan disa jave nga lansimi i ketij opcioni dhe me te vertete tek llogaria ime ne Twitter u shtuan gati rreth 40 ndjekes te rinje..
Shum i nevojshem ky opcion 😀

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: