Trupat Olimpikë

by Einar

Post image for Trupat Olimpikë

Një infografik interesant nga NPR (Radio Publike Kombetare) amerikane që eksploron trupin e atletëve olimpikë dhe mënyrat se si ata kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Krahasimin, NPR, e bën me Peshëngritësit, Sprintuesit, Rremtarët, Vrapuesit e Maratonave dhe Notarët.

Peshëngritësit – Trendi

Peshëngritësit ndahen në kategori të ndryshme sipas peshave. Atletët më të mëdhenj janë të aftë të ngrenë pesha më të mëdha, por totali është një përqindje më e ulët e peshës së tyre turpore. Kim mund të ngrejë gati tre herë peshën e trupit të tij, Rezazadeh më pak se dy herë peshën e tij.

Sprintuesit – Trendi

Sprintuesit kanë patur një rritje të “elegancës” (gjatësia e ndarë me gjerësinë e trupit), gjë që ka sjellë rritjen e qendrës së masës.

Rremtarët – Trendi

Zakonisht Rremtarët janë më shtatlartë se mesatarja, dhe gjatë 50 viteve të fundit, fitueset femra të medaljeve në garat me rremtare të vetme kanë qenë akoma më shtatlarta se më parë.

Vrapuesit e Maratonave – Trendi

Vrapuesit e maratonave kanë lartësi të ndryshme, por të gjithe ata që kanë thyer rekorde kanë një mase indeksi të trupit shumë të ulët dhe janë shumë të lehtë në krahasim me atletët e tjerë.

Notarët – Trendi

Notarët, sa më të gjatë aq më të shpejtë janë.

Për informacione më të detajuara mund të shikoni infografikun e plotë tek faqja e NPR.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: