Truke te ndryshme per Facebook

by Einar

Post image for Truke te ndryshme per Facebook

Për një periudhë shtatë vjeçare Facebook ka arritur tek rreth 600 milionë anëtarë dhe ky numër vazhdon të rritet. Krijuesit e tij janë duke bërë vazhdimisht ndryshime në këtë faqe duke shtuar dhe modifikuar opsione të ndryshme të tij. Ndërkohë që të gjithë presin ndryshimet e radhës mund të përdorni disa nga këto opsione herën tjetër që do e vizitoni atë.

Karakteret Bold:

Rrethoni tekstin tuaj me yje (butoni *) dhe në këtë mënyrë do shikoni që teksti do transformohet në Bold tek chati. Psh:

*Përshëndetje! Si je ti?* do shfaqet në këtë mënyrë Përshëndetje! Si je ti?

Karaktere të nënvijëzuara

Rrethoni tekstin tuaj me nënvija për të patur të mundur si rezultat tekstin e plotë të nënvijëzuar tek dritarja e chatit. Psh:

_Gjithçka mirë. Po ti si po ja kalon?_ do shfaqet në këtë mënyrë
Gjithçka mirë. Po ti si po ja kalon?

Forma/imazhe

Ndërkohë që chatoni mund të përdorni forma të ndryshme.

<(“) = pinguin
(^^^) = peshkaqen
<3 = zemër
:putnam: = kokë/fytyrë njeriu

Lista e imazheve të cilat ju mund ti përdorni ndërkohë që chatoni është e gjatë, por sdq disa kombinime mund ti shikoni më poshtë:

8 -) = syze
:-* = buzë
8-| = syzedielli
O:) = ëngjëll
: |] = robot

Përdorni alt + çdo kombinim numrash për të shtuar karaktere të ndryshme tek statusi juaj, chati dhe postimet. Psh:

Alt+14 = ♫
Alt+13 = ♪
Alt+3 = ♥
Alt+5 = ♣
Alt+36 = $

Linkimi tek profilet e miqve tuaj
Ju pëlqen të linkoni tek profili i ndonjë prej miqve në statusin tuaj? Thjesht shkruani @ emri mbiemri dhe një menu zbritëse do ju shfaqet. Në momentin që emri i mikut që dëshironi shfaqet, klikoni mbi të dhe do shikoni që do shfaqet si link i klikueshëm tek statusi juaj, por shenja @ do zhduket.

Çfarë kombinimesh, të cilat nuk i kemi përmendur ne, përdorni më shpesh? Na tregoni në komentet më poshtë!

Përditësim:
Në komentet më poshtë necky1st na sugjeron për një figurë tjetër që nuk bën pjesë tek lista mësipër:

:v = pacman

{ 5 comments… read them below or add one }

Familja February 22, 2011 at 10:50 pm

Shume flm Einar B per keto te dhena, megjithese nuk jam i dhene pas kodeve te fytyrave te vetmet qe perdore jane 😀 😛 dhe 😉 por mesova dhe disa te tjera si [B] qe kisha kohe qe po e kerkoja 😉

Reply

necky1st February 24, 2011 at 5:00 pm

un e perdori pacman qe me pelqen shum me kete kod :v

Reply

Einar February 24, 2011 at 7:39 pm

necky1st, faleminderit 🙂 kete nuk e dija… perditesova dhe artikullin me sugjerimin tend!

Reply

Familja February 27, 2011 at 12:11 am

E provova dhe une!
Me thene te drejten nuk me pelqe dhe mire qe nuk me gjuajti me veze personi tek i cile e cova se kisha dhe vite pa e takuar 😀

necky1st May 28, 2011 at 1:46 am

Faleminderit Einar, nuk e kisha par përditësimin qe kishe bere, dhe e respektoj punen tuaj vetem suksese 😉

Leave a Comment

Previous post:

Next post: