Truk per te vendosur Google.com si kerkues kryesor

by Einar

firefox-searchFirefox, ka si opsion që kërkimet në Google i kthen duke u bazuar në gjuhën e providerit të shërbimit të internetit të vendit ku jetoni,
nëse jeni në Itali në default Google do ju japë përgjigjet nga Google.it, e njëjta gjë nëse jeni në Gjermani Google.de apo Francë
Google.fr.

Sot do ju tregojmë një truk të thjeshtë se si të bëni të mundur që rezultatet të dalin gjithmone nga Google.com, pa patur problemet e mësipërme.

Në Browser ku shkruani adresat e internetit, nëse shkruani Google.com, ju do ridrejtoheni tek adresat me përgjigjiet në gjuhën e vendit ku ndodheni (si psh Google.it apo Google.fr)
Për ta anashkaluar këtë problem pra për të patur rezultatet nga Google.com, ju duhet vetëm të shkruani këtë tek browseri juaj,

http://www.google.com/ncr

dhe Google.com do shfaqet automatikisht, me rezultatet në anglisht.

Informacion:

ncr” do të thotë “No Country Redirect

Një e mirë rreth këtij truku është fakti që nuk do keni nevojë të shkruani ‘google.com/ncr’ cdo herë që keni dëshirë të kërkoni në Google.

Herën e parë që ju shkoni tek faqja e google.com/ncr, Google do vendosë një “cookie” në browserin tuaj dhe në këtë mënyrë do vendosë në default sa herë që të kërkoni adresën Google.com.

Kjo do të thotë që mjafton të vizitosh një herë adresën google.com/ncr dhe pastaj do kesh mundësine të kërkosh në google dhe rezultatet do ju shfaqen nga faqja default e google.com dhe jo ajo e google.it apo google.fr.

Si të rikthejmë çdo gjë si më parë?

Për të rikthyer cdo gjë si më parë ju mjafton të fshini cookies nga kompjuteri juaj dhe faqja google.it nese ndodheni ne Itali apo google.fr nëse ndodheni në Francë do shfaqen sërish me rezultatet në kërkimet tuaja.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: