Transmetim Live nga Stacioni Hapesinor Nderkombetar (ISS)

by Einar

Post image for Transmetim Live nga Stacioni Hapesinor Nderkombetar (ISS)

E dinit që stacioni hapësinor ndërkombëtar ISS transmeton live nga hapësira? Interesante të shikohet nga hapësira planeti ynë, sidomos në kohë reale :).

Me Windows Media Player mund të hapni linkun e mëposhtëm dhe të shikoni se si duket planeti Tokë nga lart.

1) Kopjoni linkun mms://a1709.l1856953708.c18569.g.lm.akamaistream.net/D/1709/18569/v0001/reflector:53708
2) Hapni programin Windows Media Player
3) Klikoni Ctrl + U
4) Vendosni linkun
5) Shtypni Ok
6) Duroni paksa deri sa të lidhet 😀

Nëse nuk arrini dot në atë mënyrë atëherë mund ta provoni këtu.

Për sisteme të tjera operative mund të përdorni programin VLC.

Për të parë pozicionin në kohë reale të stacionit ndërkombëtar hapësinor mund të kontrolloni në këtë faqe:
http://www.n2yo.com/

Duhet të keni parasysh që:

1) Disponibiliteti i pamjeve live varet nga pozicioni ku stacioni ISS ndodhet (mund të jetë natë dhe transmetimi mund të jetë i ndërprerë). Nëse shikoni këtë imazh atëherë transmetimi është i ndërprerë. (Duroni 30 min dhe atëherë do shikoni lindjen e diellit :D) ISS i duhen 90 minuta të kryejë një orbitë të plotë rreth globit.

2) Shpeshherë mund të dëgjoni në sfond komunikimet ndërmjet astronautëve të ISS dhe bazës në Tokë ose kod mors.

Stacioni hapësinor ndërkombëtar (ISS) mund të shikohet me sy të lirë (edhe gjatë ditës):
Pas shtimeve që ju bënë stacionit (më shumë panele diellore) u bë akoma më i shndritshëm se Venusi dhe kaloi në objektin e tretë më të shndritshëm në qiell (disa shifra rreth ISS). Duhet të keni parasysh që koordinatat variojnë sipas vendndodhjes tuaj, tregohuni të vëmëndshem pasi lëviz shumë shpejt.

Për të parë ditët dhe orarin kur stacioni do ndodhet mbi pozicionin tuaj kontrolloni në këtë adresë duke kërkuar për shtetin, pastaj qytetin, ku ndodheni. Nevojitet mot i kthjellët dhe do ndihmonte që ju të jeni në errësirë përndryshe dritat që ju rrethojnë mund ta vështirësojnë dallimin e tij.

Së fundi edhe një fotografi e Tracy Caldwell Dyson duke vështruar Tokën nga një lartësi prej 350 km.

{ 5 comments… read them below or add one }

Valmir December 16, 2010 at 6:35 pm

Sa pamje te bukura paska, flm vertete shume, momentalisht jam duke shikuar dhe shume kendeshem.. Megjithse ne sfond degjoj nje zhurme 😐

Reply

Rahman December 18, 2010 at 8:19 pm

Zerat i degjoj shume mire, mierpo me paraqitet ai imazhi offline, asnjeher nuk e zuna online :S
Faleminderit..

Reply

Einar December 19, 2010 at 3:56 am

Rahman, ka nje hapesire kohore, te cilen nuk e kam llogaritur, ku me sa duket Stacioni Hapesinor ndodhet ne pjesen e erresires (ne keto momente vendosin nje imazh fiks).

Vura re qe edhe pozicioni i kamerave ndryshon here pas here (nje moment rastisa te shikoja pjesen e brendshme te Stacionit dhe astronautet qe leviznin ne mungese te gravitetit). Shume gje e lezetshme! 🙂

Reply

Rahman December 19, 2010 at 12:27 pm

Jess.. hehe , sapo e pash po nuk zgjati shum 1 minut e pash planetin Toke dhe menjeher mu shfaq ai imazhi..

Reply

Henri September 21, 2012 at 11:22 am

Hapa VLC , shtypa CTRL+N dhe vendosa ate linkun e pare dhe u hap . E kapa online. Pas nja 6 min shkoi off. Tani e kam ruajtur ne playliste ne desktop. Shume informacion i vlefshem. Faleminderit Eklipsi 😀

Reply

Leave a Comment

{ 2 trackbacks }

Previous post:

Next post: