Ping është një mekanizëm me anë të cilit një blog lajmëron një server që përmbajtja e tij është azhurnuar apo artikujt janë shtuar. Sinjali gjithashtu mund të dërgohet në disa server-a që pranojnë Ping dhe më pas krijohet një listë me artikujt e rinj nga blog-e të ndryshme.
WordPress, në platformën bazë të saj ofron një shërbim të tille me opsionin pingomatic i cili ka patur një sukses të madh. Arsyeja kryesore në përdorimin e këtij lloji shërbimi është krijimi i trafikut për faqen tuaj, dhe gjithashtu ekspozimi i artikujve edhe në vende të tjera ku përdorues të internetit mund ti shikojnë dhe nëse artikulli ju duket interesant mund të vizitojnë faqen tuaj.
Ky lloj shërbimi do ndihmonte në zgjidhjen e “problemit” që ka blogosfera shqiptare. Problemi qëndron se blogosfera shqiptare ka nevojë për lexues shqiptarë, pra të krijojë rrjetin e lexueseve dhe të rrisë interesin tek ta.
Një shërbim të tillë, tanimë mund ta gjejmë edhe për shqipërinë, këtë gjë e ofron shërbimi i ri.
http://rpc.shqiperia.com
Për një shpjegim më të detajuar rreth këtij shërbimi mund të lexoni këtu:
Më shumë trafik në blogun tuaj
Eshtë për tu theksuar fakti që kemi filluar të marrim vizitat e para në kohë shumë të shkurtër sapo përdorëm këtë shërbim dhe jemi optimistë edhe për të ardhmen.
Si ta aktivizoni?
Më poshtë mund të shikoni në mënyrë të detajuar.
1) Fillimisht zbrisni poshtë në panelin e adminit tek Settings.
2) Pastaj klikoni në opsionin Writing.
3) Do shikoni që në mes të panelit është opsioni Update Services.
aty duhet të shtoni si në foto linkun që do bëhet ping. http://rpc.shqiperia.com
4) Së fundi klikoni Save Changes.
Shpresojmë që edhe ju do e gjeni këtë shërbim interesant, ashtu si ne!











{ 11 comments… read them below or add one }
Për sitet që nuk e kanë të integruar XML-RPC ping (si psh. instalimet e Joomla 1.5), duhet të ofrohet një faqe për ping manual. Poashtu duhet të merret parasysh edhe ping-imi me cron jobs.
Pershendetje Alkimisti,
Mund te bejme dhe nje modul per Joomla (perdoruesit e joomla duhet ta integrojne), por nuk e di ne ka blog-e shqiptare me Joomla.
Ideja e nje Ping Manual eshte interesante, mund te jete dicka qe duhet ta konsiderojme. Ndersa persa i perket Cron Jobs, XML Rpc eshte i krijuar pikerisht per te shmangur kerkesat e panevojshme kur nuk ka artikuj te rinj.
Pershendetje
Une kam hapur nje web ose me mire ta quaj blog e deshta ta shtoj trafikun ne ate blog por hyra si pas instrukcioneve tuaja por nuk po mundem po hyj deri te writing e mbas andej nuk po me hapet dritarja utpade services vetem dalin disa opsione per ti kthyer emocionet ne shkronja….
Ja dhe Blogu im http://www.albeagle.wordpress.com
Postimi i fundit nga Alb Eagle..Google Earth 5.0
Me sa pashe wordpress.com ne sistemin MU (sistemi qe po perdor albeagle) nuk lejon RPC ping. AlbEagle, nese je i interesuar per nje domain albeagle.blog.al ku mund te kesh ping rpc, me njofto.
pershendetje mandi flm shume dhe jam shume i interesuar per nje domain albeagle.blog.al si mund ta beje nje domain te tille …
Do ishte fantastike po ta beja nje gje te tille andaj te lutem me ndihmo rreth keti !
ja dhe kontakti ne email. :: valmir.mehmeti@gmail.com
do me ndihmoje shume mandi
Sidoqofte faleminderit per te gjitha
Postimi i fundit nga Alb Eagle..YouTube, tani edhe në ekranin e televizorit
sapo kam shtuar sajtin tim por nuk shfaqet kurse nuk ka asnje kontakt qe te kontaktohet webmasteri
zdi qte bej qe 24 or e kam shtuar rpc-ne por postet nuk shfaqen S:
“social media shqip”, ne artikull me siper ke nje link ku te dergon te blogu i Mandit, aty shpjegohet akoma me tej sherbimi ne fjale dhe gjithashtu shiko per faqen e kontaktit.
ps:Ndoshta Mandi do te te ktheje pergjigje edhe ketu. Gjithe te mirat.
Pershendetje Social Media,
Nuk ka asnje ping nga siti juaj. Beme nje ping manual dhe terhoqem artikujt. Te lutem sigurohu dhe njehere qe e ke shtuar ne liste sipas pershkrimit me siper, dhe qe nuk perdor ndonje Plugin per Ping, por thjesht sistemin default te WP.
Postimi i fundit nga Mandi..AlbTelecom – The Turkish way of handling business
jam 100% i sigurt se kam vepruar mire ndoshta diku tjeter eshte problemi sepse un kam shtuar http://rpc.blog.al ne settings/writing/update service
Postimi i fundit nga social media shqip..Bing kalon Yahoo Search
(Shpresoj qe te mos bezdisim eklipsi.com me keto postime).
Shkruaj nje postim dhe kontrollo tek blog.al Logs RPC. Aty jepen te gjitha Ping qe merren nga faqet e ndryshme. Nese nuk vjen ping atehere dicka nuk eshte ne rregull. Per me tej kemi hapur nje forum ku diskutohen probleme rreth rpc tek Albforumi.com
Postimi i fundit nga Mandi..AlbTelecom – The Turkish way of handling business
Mandi asnje bezdisje, mendoj se komentet do jene dicka qe do u vijne ne ndihme edhe te tjereve qe do jene te interesuar per kete projekt.
Me behet qejfi qe je gjithmone i disponueshem te japesh pergjigjet nga ana teknike, ne do e kishim nje cike me te veshtire.
{ 2 trackbacks }