Timmp e vertete apo mashtrim?

by Einar

Timmp

Me sa duket është i aftë të indeksojë 130 miliardë faqe! Artikujt në Internet mbi të, të gjithë datojnë 1 prill. Online arrita te gjej vetem pak artikuj mbi këtë motor kërkimi, duke specifikuar që ishte krijuar nga një 18 vjeçar (shqiptar?) i cili kishte arritur të mblidhte fonde prej 6 milionë $ për ta ngritur në këmbë.

Nuk e di sa e vërtetë është kjo histori, por po shikoj që në të gjithë “Internetosferen Shqiptare” po bën bujë ky lajm, mbi këtë motor të ri kërkimi, Timmp.com.

Ajo që dihet mbi “Timmp”?

1) Lajmet që informojnë mbi lëshimin e tij të gjitha janë postuar më “1 prill” (April Fools?).

2) Nuk gjëndet asnjë postim/review mbi të në blogosferë, Techchrunch, Mashable apo blogje të tjera teknologjie! (raste të tilla ata janë të parët që i raportojnë sidomos kur bëhet fjalë për dikë që sfidon Google!)

3) Nëse bëhet një test mbi termat e kërkimit që dëshironi do vihet re që rezultatet janë të njëjta me: Yebol.com

Dyshimet që lindin janë ato që Timmp.com përdor pikërisht Api e Yebol.com, vetëm se ndërfaqja e paraqitjes së rezultateve ështe ndryshe në design. Ajo që duhet theksuar është që edhe rezultatet e kërkimeve janë të njëjta:
YebolTimmp.

Yebol eklipsi

Yebol eklipsi

Timmp eklipsi

Timmp eklipsi

Interesante do ishte të zbulohej që ishte pikërisht një shaka, dhe gati të gjitha mediat shqiptare (online) kanë re pre e kësaj shakaje, lind pyetja nëse faqet e mëdha bëjnë ndonjë hetim paraprak për të vërtetuar lajmet që shkruajnë/japin? Kjo është diçka shumë e rëndesishme dhe duhet të tregohet kujdes, pasi në këtë mënyrë rrezikohet të humbitet dhe kredibiliteti në saktësinë e informacioneve që transmetohen tek lexuesit!

(Imagjinoni çfarë mund të bëhet me lajme të cilat nuk hetohen per vertetesine dhe nuk kanë mbulim apo interes botëror [ku mund te hetojme vete] por lokal vetëm për shqipërinë!)

Sidoqoftë të presim nëse do konfirmohet lajmi i dhënë në shumë faqe të mëdha shqiptare si, TopChannelVeliuPressShqiperia.com PeshkuPaUjë.

{ 11 comments… read them below or add one }

Egzon May 27, 2010 at 4:34 pm

Mendoj se eshte vetem mashtrim, nese eshte e vertet suksese atij djaloshit i cili ka filluar me kete projekt!

Reply

Albert May 27, 2010 at 4:45 pm

Gjeja e vetme e vertete ketu eshte se po arrin te beje qe bloget te flasin per websitin e tij…!

Reply

Einar May 27, 2010 at 5:22 pm

Albert edhe une i ketij mendimi jam, te habit fakti qe ata qe e raportojne si lajm jane “gazetare”! Une shkruaj ndonje artikull tek tuk dhe para se te postoj hetoj lajmet dhe informohem rreth artikullit qe do shkruaj pastaj e paraqes tek lexuesit…

Artikuj te tille me bejne te dyshojne mbi metoden e shkrimit te artikujve tek mediat tona kupton, ky eshte thelbi i artikullit tim.

Reply

Mandi May 27, 2010 at 6:33 pm

Einar shume mire qe e ke kapur castin dhe qe ke goditur mediat qe kane ricikluar nje shkrim te Tch. Jemi bere si majmune qe vetem “copy+paste” pa u lodhur per te bere dicka vete.

Megjithate titulli qe ke zgjedhur nuk i shkon per shtat shkrimit. Per titullin qe ke zgjedhur do ishte me mire nje analize e faqes, dhe jo a eshte permendur ne mediat e tjera.

Reply

Einar May 27, 2010 at 7:35 pm

Mandi nuk eshte problemi tek riciklimi, pasi Topi vete nuk lejon te komentohet tek artikujt e tij, gje qe mund te behet tek faqet e tjera qe transportojne artikullin dhe lejojne komentimet, ne kete menyre mund te jepen mendime mbi artikullin ne fjale.

Titulli ka te beje me faktin qe artikujt qe gjeta online qe lajmeronin leshimin e Timmp ishin te gjithe te dates 1 prill (dita e leshimit online), ndaj edhe pyetja.

Sdq, duhet patur kujdes dhe me riciklimin pasi lajmi shperndahet shume shpejt…

Reply

ilir cerri July 9, 2011 at 7:07 am

po pse 1 prilli nuk eshte si te gjithe datat e tjera ajo qe duhet cilesuar eshte qe ai djali eshte me te vertete i mprehte urime djale urime.

Adi_7 May 27, 2010 at 10:09 pm

Qfar te ju them djema shpresoj te jete e vertete se do me behej shume qejfi.

Reply

iPhantom May 28, 2010 at 12:22 pm

Gjithcka eshte nje genjeshter e ndertuar bukur nga blogje te ndryshme popullore si CNET, Ars Technica, Wired News, Engadged, Gawker, LifeHacker, Gizmodo, Mashable, TechCrunch, Wsj dhe All Things Digital.

Kjo genjeshter eshte thurur per 1 Prill dhe ne fakt duket hapur ne pershkrimin si ‘kompetitor te Google’ qe eshte paksa absurd kur dihet qe motore kerkimi shume te avancuar mezi po arrijne 10% to marketit se bashku.

Reply

Ikazoo May 28, 2010 at 11:03 pm

What a nonsense. Yebol is using the technology of Timmp not the other way around.

Do your homework better guys.

There sites are using the technology of timmp:

DuckDuckgo.com
lavva.com
Yebol

and some other search engines.

Reply

iPhantom May 29, 2010 at 9:42 am

LOL, are you nuts? Yelp has a search API (which virtually anyone knows) and Timmp is using it.

There you go: http://www.yelp.com/developers/documentation/search_api

Timmp does not even have its own servers. It’s hosted by MediaTemple. Where are those million dollars of investments?

It’s a total scam.

Reply

Jonian Dervishi May 31, 2010 at 2:35 pm

Ikazoo, if you can understand this i suppose that you can also speak albanian so why don’t you?

Anyway, yebol has a public API unlikely timpp. How can yebol use an unknown API and publish it?

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: