Thyhet kodi kriptues i HDMI! Cfare nenkupton kjo gje?

by Einar

Pirati Tipik :)

Pirati Tipik 🙂

Çfarë nënkupton ky lajm? Filmat në cilësi 1080p, BluRay, kanë qënë të disponueshëm kohë më parë në adresa të ndryshme torrent për tu shkarkuar. Cfarë ndikimi do ketë ky lajm tek “pirateria”?

Ky lajm nuk ka asnjë lidhje me “krakimin e disqeve BluRay” për të bërë ekstrakt përmbajtjen e tyre. Ajo që është arritur është thyerja e “The HDCP master key” i cili bën të mundur çkodimin e kriptimit (mbrojtjes) të të dhënave që kalojnë midis aparaturës dhe diskut BluRay, rrjedhimisht lejimin e kopjimit të këtyre të dhënave.

Interesantja e këtij lajmi qëndron tek fakti se, (pak histori) para se të “krakohej” formati DVD, ishte gjithmonë e mundur që të lidhej një “DVD Player” me “video in” të një karte video për të regjistruar filmin, ndërkohë që ai është në play, pasi, ndërkohë që përmbajtja e DVD ishte e kriptuar imazhet/të dhënat e dërguara tek destinacioni (TV, PC,…) nuk ishin të tilla. E njëjta llogjikë që qëndronte pas kopjimit të kasetave LP, VHS.

Zakonisht kjo quhej “vrima analoge”. e çdo skeme mbrojtjeje/DRM pasi ishte gjithmonë e mundur të arrije të merrje të dhënat në momentin që ato konvertoheshin nga forma digjitale në sinjal analog (një valë zëri, një imazh…), fundja ajo që ne kemi nevojë është aftësia të shikojmë dhe të dëgjojmë (filmin).

HDMI ishte menduar pikërisht për të mbyllur këtë “vrimë” duke kërkuar që të gjithë komponentët e HDMI të punojnë me sinjal të kriptuar dhe vetëm atyre që pranonin tu bindeshin rregullave, pra cilitdo “Konsorc” që prodhonte “komponentët”, i jepej çelësi për të dekriptuar të dhënat. Sigurisht një nga kërkesat ishte mohimi i mundësisë për të ruajtur “të dhënat” që ishin markuar si “të mbrojtura”. Qëllimi ishte që mos të kishit kurrë mundësi të lidhnit kavon HDMI me një çfarëdo PC të lirë dhe të regjistronit “sinjalin” siç ishte e mundur për DVD.

Tani që kodi është thyer do jetë e mundur të rikthehet ajo “vrima analoge” e mëparshme dhe të gjithë do kenë të mundur të ruajnë çfarëdo të dhëne që kalon nëpërmjet kavos HDMI.

Gjithashtu mund të nënkuptojë që tani, me shumë mundësi, ndonjë fabrikë Kineze do fillojë të krijojë aparatura që përdorin HDMI pa patur nevojë të regjistrohen (pa patur nevoje ti binden ligjit) të Konsorcit (që ka prodhuar komponentët) dhe mban të drejtat mbi HDMI. Ndaj së shpejti me shumë mundësi do shikojme klone të aparaturave që suportojnë “full 1080i HDMI” me opsion ruajtjen e “të dhënave” nëpër aparatura apo kompjutera…

Sigurisht është një goditje e rëndë ndaj “atyre” të cilët kanë hedhur/investuar miliona dollarë për kërkimin dhe zhvillimin e kësaj teknologjie!

Për ta mbyllur po ju lë me një link i cili tregon në mënyrë vizive raportin e Piratëve me Autoritetin! 🙂

burimi: Slashdot, Rudd-O
imazhi: Pirate Dog

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: