Teknologjia e fundit – Tetor 2012

by Einar

Post image for Teknologjia e fundit – Tetor 2012

Teknologjia po bën hapa kolosale drejt së ardhmes. Ky është episodi i dytë që postojmë këtu tek eklipsi pas atij të qershorit dhe përmban lajmet më interesante për muajin tetor që sapo kaluam.

Përmbledhja mujore për Tetor 2012:

1) Raketat që shkatërrojnë impiantet elektronike

Qëllimi i raketave është të eliminojë mbrojtjen armike para se trupat ushtarake të dërgohen në fushën e betejës.

2) Printer në 3D

Me 19 tetor 2012 u mbajt 3D Printshow në Londër. Një teknologji e re e cila duket se në të ardhmen do të zgjidhë shumë probleme në fusha të ndryshme si psh ajo e mjekësisë.

3) Ndenjëse të rehatshme për shtyllën kurrizore.

Nissan po studion në laboratorët e saj këto ndenjëse të rehatshme të cilat do lehtësojnë akoma më shumë shoferët në orët e rënda të trafikut.

4) Laboratori në një çip

“laboratori në një çip” projektuar nga BYU (Birmingham Young University) lejon testime në mënyrë të thjeshtuar të shpejtë dhe më të aksesueshme për vende të cilat nuk kanë disponibilitetin e laboratorëve modernë dhe të kushtueshëm.

5) Muse: Duke ndryshuar mënyrën se si bota mendon

Muse, produkti i ri i InteraXon është një shirit me sensorë i cili ndjen valët e trurit. Ai ju lejon të bëni më shumë me mendjen tuaj se sa mund të keni imagjinuar më parë.

6) Fuqia në pëllëmbën e duarve të tua.

Harroni telekomandat e televizorëve dhe kontrolluesit e lojrave, tani ju mund të kontrolloni çdo gjë nga telefoni juaj celular tek televizori vetëm me një lëvizje të dorës tuaj.

7) Xhami i padukshëm.

Ky lloj i ri xhami i cili eviton reflektimin në mënyrë perfekte ndoshta do të zëvëndësojë të gjithë ekranet e aparaturave në të ardhmen.

8) Projekti i veshkave.

Një projekt kombëtar amerikan është në punë e siper për të zhvilluar një veshkë bioartificiale e cila mund të implantohet duke përdorur përparimet e fundit në shkencë dhe teknologji, me qëllimin e përmirësimit të shëndetit dhe jetës se pacientëve me sëmundje renale.

{ 1 comment… read it below or add one }

Tech-AL SEO December 30, 2012 at 9:43 pm

shume interesante, kisha kohe pa e vizituar kete faqe, shikoj qe paskeni bere goxha ndryshime.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: