Teknologjia e fundit – Qershor 2012

by Einar

Post image for Teknologjia e fundit – Qershor 2012

Kjo është një rubrikë e re që do sjellë progresin, mujor, teknologjik. Me një prezantim të shkurtër dhe me anë të linkeve do ju mbajmë në dijeni me teknologjinë e fundit dhe hapat e saj.

    Përmbledhja mujore për Qershor 2012:

1) Roboti Rock, Paper, Scissors

Ky robot fiton gjithmonë në lojën e famshme Rock, Paper, Scissors. Sekreti qëndron tek fakti se ai shikon dhe reagon shumë më shpejt se sa syri njerëzor.

2) Transplantohet Laringu i parë artificial.

Shkencëtarët/doktorët Rusë kanë arritur të zëvendësojnë një pjesë laringu të dy pacientëve me një pjesë laringu sintetik. Ky është një hap goxha i madh drejt zëvendësimit të plotë në të ardhmen.

3) Transplant i suksesshëm i venave të gjakut.

Një vajzë 10 vjeçare i është nënshtruar një trapianti, me sukses, të venave të gjakut realizuar me qelizat e saj staminale. Doktorët Suedeze besojnë se një praktikë e tillë, në të ardhmen, do jetë akoma më e lirë dhe operacioni në fjalë duke qënë i pari i llojit të tij ju hap rrugën mjekëve të zgjerojnë përdorimin e qelizave staminale për të gjithë trupin njerëzor (pavdekshmëria?).

4) Tactus

Një teknologji e re dinamike prezanton një User Interface ku butonat ndryshojnë formë në bazë të prekjes së tyre.

5) Intel prezanton çipin e tij të ri

Qëllimi i Intel është të ndërtojë çipe të rinj të cilët funksionojnë më shumë si truri njerëzor. Inxhinirët e Intel mendojnë se tashmë ja kanë arritur qëllimit.

6) Thika e Gjalpit

Kompania Warburtons do nxjerrë së shpejti në treg një thikë për të prerë gjalpin, maja e së cilës duke u nxehur, lehtëson akoma më shumë punën.

7) Kanaçja e parë e cila ftohet vetë.

Ky mund të jetë një moment revolucionar për pijet freskuese. Tashmë në të ardhmen frigoriferët do kenë më shumë hapësirë. Teknologjia në fjalë ka 20 vjet që po tentohet të futet në treg dhe tani me sa duket ja kanë arritur qëllimit.

8) Krevati që rregullohet vetë.

I duhen vetëm 50 sekonda për tu rregulluar. Një lajm i mirë për fëmijët dhe përtacët :D, tani do kenë një punë më pak për të bërë kur zgjohen në mëngjes. :)

9) Lazeri i rrezeve-X.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, udhëhequr nga Universiteti Colorado Boulder, ka arritur të prodhojë të parën pajisje tavoline (të vogël) e cila lëshon grimca të rrezeve-X, duke hapur kështu rrugën për ecjen para në fusha të ndryshme si mjekësia, bilogjia dhe zhvillimi i nanoteknologjisë.

[via: #NobodyPayingAttention]

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: