TEDxPrishtina nje konference shume ide

by Einar

TedxPrishtina

Pak histori mbi TED:

TED është një organizatë jofitimprurëse dedikuar Ideve të Vlefshme për tu Shpërndarë!

Filloi si një konferencë 4-ditore në Kaliforni 25 vjet më parë. Me kalimin e kohës është rritur dhe ka arritur që të implementojë shumë nga ato ide me iniciativa të ndryshme.

Konferenca vjetore e TED fton mendimtarët, profesionistët më të famshëm botëror që të flasin për idetë e tyre afërsisht për 18 minuta. Fjalimet më pas vihen në dispozicion të publikut të gjerë tek faqja e tyre TED.com

Fjalime tek kjo konferencë janë bërë nga personazhe të famshme si Bill Gates, Al Gore, Sir Richard Branson, Jane Goodall, Elizabeth Gilbert, Isabel Allende apo ish kryeministri Anglez Gordon Brown.

Konferenca vjetore mbahet në Long Beach, Kaliforni, njëkohësisht dhe në Palm Springs; Ndërsa TEDGlobal mbahet çdo vit në Oxford, UK.

Iniciativa mediatike e saj përfshin TED.com, ku fjalime të ndryshme TEDTalks postohen çdo ditë, dhe projektin e përkthimeve, i cili vë në dispozicion titra dhe transkripte interaktive me mundësinë që çdo TEDtalk të përkthehet me punë vullnetare.

Një listë të fundit interesante me fjalimet më të sukseshme të TED mund ta shikoni këtu.

TEDx:

Ndryshe nga TED, TEDx, ku x qëndron për të shpjeguar që bëhet fjalë për një konferencë të organizuar në mënyrë të pavarur, bazohet gjithashtu tek filozofia e ndarjes së ideve të rëndësishme por TEDx është një vetë-organizim lokal, i cili mbledh personazhe të ndryshme për të krijuar një eksperiencë si konferenca origjinale e TED.

Po ashtu si tek TED, TEDx kombinon këto personazhe sëbashku duke ju dhënë mundësinë të shprehin idetë e tyre por në një grup më të vogël.

Konferenca nënë, vë në dispozicion guida të përgjithshme për programet TEDx por sidoqoftë këto duke qënë të vetëorganizuara, mund të kenë organizim dhe rregulla të caktuara nga vetë organizatorët.

Informacione më të detajuara mbi TEDx mund ti shikoni këtu.

TEDxPrishtina:

Këtë vit me datë 17/02/2011 u mbajt konferenca e parë TEDx në Prishtinë! Organizatorët e kësaj konference kanë vënë në dispozicion të të interesuarve fotografi të ndryshme në flickr.

Disa nga fotot e konferences:

Ardit Bejko

Ardit Bejko

Bujar Nrecaj

Bujar Nrecaj

Armand Brahaj

Armand Brahaj

Denis Lacej

Denis Lacej

Blerim Limani

Blerim Limani

Nita Luci

Nita Luci

Besa Luzha

Besa Luzha

Arben Islami

Arben Islami

Publiku i TEDxPrishtina

Publiku i TEDxPrishtina

Prapaskene nga TEDxPrishtina

Prapaskene nga TEDxPrishtina

Më poshtë mund të lexoni një pjesë bisede me një prej pjesëmarrësve të kësaj konference, Armand Brahaj, i cili foli për “Të dhënat publike” (OpenData). Një projekt i cili ka si qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri.

Biseda në skype me Armand Brahaj

Einar: Mandi komentet e tua mbi organizimin dhe TEDxPrishtina në përgjithësi?

Armandi: Organizimi ishte perfekt, stafi kujdeseshin edhe për gjërat më të vogla. Për çdo pyetje kishe dikë që të paraprinte me informacion dhe pyetjet shuheshin pa i bërë!

Einar: Pyetje rreth organizimit, detajeve?

Armandi: Rreth konferencës, rreth organizimit dhe çdo gjëje në lidhje me të…

Einar: Fjalimi yt u bazua mbi projektin Open Data Albania. Mund të ju shpjegosh lexuesve ku qëndron rëndësia e këtij projekti?

Armandi: Open Data është një inisiativë e mirënjohur në botë që mundëson hulumtimin e të dhënave publike duke promovuar transparencë. Open Data Albania është një projekt i lindur mbi këtë ide, dhe mbi nevojën për të ofruar informacione të vlefshme në mediat shqiptare.

Problematika kryesore me mediat shqiptare është se janë të orientuara ndaj temave emocionale (ky udhëheqës është moralisht kështu, ky është hajdut, ai trafikant, etj) dhe shumë pak ndaj të dhënave.

Qëllimi kryesor i projektit tonë është të arkivojmë të dhëna publike, të lehtësojmë aksesimin e tyre dhe t’i ofrojmë sa më shumë informacion mediave.

Deri tani ka pasur goxha ecuri të mirë me shumë artikuj të publikuar në disa media, si News24, Balkanweb, Gazeta Shqip, Panorama, Metropol deri dhe tek emra ndërkombëtar si Reuters (Reuters do publikojë diçka sot besoj)

Einar: Ndonjë shembull paralel, nga ndonjë projekt tjetër? Në këtë mënyrë edhe lexuesit ti krijohet një ide më e qartë, “vizive”?

Armandi: data.gov, që është inisiative shtetërore. Në shumë vënde këto inisiativa janë nga OJQ apo grupe të interesuara për teknologjitë e informacionit…

Einar: Mendon se do ketë të ardhme një projekt i tillë, si TEDxPrishtina? Mendon se duhet adaptuar diçka e tillë edhe në Shqipëri?

Armandi: TEDxPrishtina ishte një inisiative e realizuar shumë mirë dhe të jem i sinqertë kam pak zili që nuk është realizuar në Tiranë.

Shoh që Kosova ka një interes më të madh për Teknologjitë e Informacionit, dhe është më e pjekur në këtë drejtim, ndërsa në Shqipëri disa inisiativa për entuziastët e internetit kanë dështuar.

Megjithatë TED është Teknologji Entertainment Design dhe ka një komunitet shumë të mirë dhe në Shqipëri, shpresoj që dikush ta marrë përsipër dhe tek ne.

Einar: Mandi faleminderit për disponibilitetin, shpresoj që herën tjetër të bisedojme për një TEDxTirana!

Armandi: :) është shumë intersante ideja TEDxTirana, shpresoj ta bëjë dikush! Do isha përpjekur ta organizoja po të isha më shumë në Tiranë.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim videot nga konferenca. (Përditësuar)

Urime organizatorëve të TEDxPrishtina, urojmë që tradita e kësaj konference të vazhdojë dhe të përsëritet sërish, pse jo në të ardhmen edhe në Shqipëri me një TEDxTirana!

Perditesim: Nuk ka vonuar shumë dhe tashmë janë vendosur online edhe videot e fjalimeve të pjesëmarrësve në konferencën e parë TEDxPrishtina. Tani ato mund të shikohen direkt tek faqja e tyre! Shiko Videot

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: