Subtitra per filmat tuaj ? Ja se si…

by er10n

Keni nje film ne gjuhen origjinale por anglishtja juaj nuk ju lejon ta kuptoni ? Me subtitrat mund te zgjidhesh kete problem, por nese nuk i ke dhe nuk di se si ti gjesh, atehere mund te te nevojitet Sublight. Ky program eshte me te vertete fenomenal. Mjafton te selektosh videon dhe ai automatikisht kerkon ne Internet subtitrat e disponueshme per filmin. Mund te filtrosh kerkimin duke specifikuar gjuhen qe te intereson dhe ne pak sekonda do kesh ne dispozicion ate qe po kerkon.

Proçedura per ta perdorur eshte shume e thjeshte. Gjate instalimit duhet me pare te selektosh programin qe do perdoresh per te pare filmin. Pasi te keni hapur programin, klikoni tek opsioni Choose in Video file dhe karikoni filmin per te cilin ju nevojiten subtitrat. Tek Language selektoni gjuhen qe te intereson dhe pasi te jeni te lidhur ne Internet, klikoni butonin Search. Pas disa sekondash do ju shfaqen subtitrat e gjetur. Nese jane te disponueshme subtitrat per filmin qe keni mjafton te klikoni dy here siper me mouse. Automatikisht do filloje filmi me Video Playerin e zgjedhur , si per magji do shfaqen edhe subtitrat dhe nuk do keni veshtiresi te kuptoni ate qe po shikoni.

Keni ndonje menyre me praktike ? ndajeni me ne ne komentet tuaja….

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: