StoryFun – Nje projekt interesant nga Ardit Bajraktari

by Einar

Post image for StoryFun – Nje projekt interesant nga Ardit Bajraktari

Ardit Bajraktari është krijuesi i aplikacionit StoryFun (Në Anglisht, duke qenë se i drejtohet tregut të gjerë botëror). Momentalisht ai është i punësuar full time tek yammer por gjate kohës së lirë, duke ndjekur pasionin e tij, ka krijuar aplikacionin në fjalë.

StoryFun, me fjalët e autorit:

StoryFun është një projekt për prindërit: Doja të ndaja diçka me ju që kam qenë duke punuar kohët e fundit. Ky është një aplikacion (libër me tregime) drejtuar fëmijëve dhe është në dispozicion për iPad. Aplikacioni përmban 11 tregime, 3 prej të cilave janë falas. Ai ka si objektiv audiencën e fëmijëve që i perkasin moshës nga 1,5 deri në 4 vjeç.

Nëse ndonjë prej jush ka fëmijë të kesaj moshe, ose keni të afërm të familjes / miqve, ju lutem ta shkarkoni atë (shkarkimi është falas). Çdo reagim/reçension ndaj tij është i mirëpritur. Ky është një produkt i frymëzuar nga dy mbesat e mia.

Linku për shkarkimin falas të aplikacionit në dyqanin e Apple: http://itunes.apple.com/us/app/id411269443

Për më shumë vizitoni: StoryFun

Arditin mund ta ndiqni gjithashtu edhe ne Twitter @ardit33

{ 3 comments… read them below or add one }

Ted August 29, 2011 at 11:42 am

Me vjen mire, qe nje shqiptar arrin te bej nje aplikacion per Ipad.. Bravo Arditit

Reply

Familja August 29, 2011 at 6:52 pm

Por shume mire gjithe keto punime, por perse nuk realizojne dicka ne shqip si filma te animuar.

Reply

Einar August 29, 2011 at 7:57 pm

🙂 Sepse nuk ka treg? Me duket pergjigjia me llogjike…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: