StartupWeekend Tirana 2012

by Einar

Post image for StartupWeekend Tirana 2012

Në Tiranë në datat 20 – 22 prill 2012 tek Universiteti Europian i Tiranës (Bulevardi: Gjergj Fishta) do zhvillohet aktiviteti StartupWeekend Tirana 2012.

Në këtë aktivitet do marrin pjesë profesionistë të fushave të ndryshme dhe do prezantohen projekte nga më interesantet.

Këtu mund të shikoni përgjigjiet e pyetjeve të shpeshta (FAQ) që ju janë bërë organizatorëve gjithashtu edhe programin për tre ditët, nga 20 – 22, me oraret e ndryshme.

Mund të shikoni listën e konfirmuar të Mentorëve të aktivitetit, nëse keni pyetje (sado budallallëk të ju duken) mos hezitoni ti bezdisni (sidomos Mandin). Krijoni sa më shumë njohje do ju nevojiten më vonë.

Nëse jeni të apasionuar mbi teknologjinë dhe startup-et në përgjithësi është një mundësi që nuk duhet humbur. Në botë kultura e Startup-eve nuk neglizhohet aspak, është e vërtetë që boomi/zgjerimi i tyre në shkallë globale mund të konsiderohet i viteve të fundit, por rezultatet jane mahnitëse (projekte nga më interesantet) të cilët dalë ngadalë po ndryshojnë botën.

Për të patur një hyrje të vogël mbi çfarë duhet të prisni nga StartupWeekend Tirana , (meqë është buzz i ditëve të fundit), ju këshilloj të shikoni këtë intervistën e dhënë (në fillimet e tyre), nga krijuesit e Startup-it, që u shit kohët e fundit për 1 miliard dollarë, Instagram.

Nuk ka rëndësi çfarë profesioni keni, nuk ka rëndësi në jeni akoma student apo dhe nxënës. Një Startup Weekend është një vend ideal për ata që duan të punojnë, për ata që kanë një ide e një ëndërr për të ndryshuar diçka.

Siç thotë edhe Mandi në citimin mësipër, nuk ka rëndësi mosha profesioni aktual, rëndësi ka imagjinata, dedikimi, dëshira për më mirë.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: