Start me i shpejte ne laptop, Windows Xp-Vista

by Denisi

fast_pc_eklipsiNëse kompjuterit tuaj i duhet një kohë shumë e gjatë për tu ndezur, për arsye të numrit të madh të programeve të instaluara, antiviruset normalisht në çdo start të kompjuterit bëjnë një skanim të shpejtë të programeve që startohen me ndezjen. Një opsion për ta shpejtuar startin egziston dhe është i mundur vetëm për laptopët me Windows Xp ose Vista.

Shkoni tek: Start > Run > msconfig

fast_pc_eklipsi
Pasi hapet dritarja e Konfigurimit të Sistemit ju duhet të klikoni tek opsioni “Startup” i cili ka një listë të të gjithë programeve dhe aplikacioneve të cilët do startohen sapo të startoni kompjuterin tuaj. Lëvizni opsionet Start up Item, Command, Location, që të shikoni me kujdes se për cilët programe dhe aplikacione bëhet fjalë.
system configuration utility eklipsi
Para se të veproni duhet të keni kujdes dhe të dini mirë se cilit nga programet mund ti ndalohet starti në startimin e kompjuterit, kini kujdes që mos të ndaloni programet më të rëndësishme si (psh explorer.exe apo Antivirusin) kjo do sjelle në fikjen e Antivirusit, dhe më pas kompjuteri mund te jetë lehtësisht në sulmin e viruseve.

Një sugjerim do ishte që para se të ndaloni programet e startimit në ndezjen e kompjuterit, më parë të bëni një kërkim në Google, që të keni edhe informacione më të detajuara rreth funksionit të tyre, gjithashtu kontrolloni gërmëzimin, pasi mund të ndodhë që edhe ndonjë virus me të njëjtin emër por me shkronja të MEDHA, të startojë gjithashtu në start.
system restart eklipsi
Pastaj duhet të klikoni tek Close për të përfunduar procedurën dhe të aktivizoni ndryshimet e reja. Do ju shfaqet më pas një dritare ku do ju kërkohet të bëni “Restart” ose “Exit Without Restart”. Pasi ta ristartoni kompjuterin do ju shfaqet sërish një opsion për të vazhduar me Konfigurimin e Sistemit, dhe ta filloni sa herë Laptopi bën ristart.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: