Sot u firmos nga ana e Bashkimit Europian ne Tokio ACTA, Marreveshja Tregtare Kundra Falsifikimit

by Einar

Post image for Sot u firmos nga ana e Bashkimit Europian ne Tokio ACTA, Marreveshja Tregtare Kundra Falsifikimit

Sot në Tokio, BE dhe 22 shtetet anëtare të saj, zyrtarisht nënshkruan ACTA, Marrëveshjen e Tregtisë Kundra Falsifikimit. Lëvizja globale e qytetarëve të organizuar për të kundërshtuar SOPA dhe PIPA tani ka një objektiv të ri dhe duhet të përqëndrohet në mposhtjen e ACTA, e cila ka ndikim global.

Pak ditë pas protestave kundër projektligjeve SOPA dhe PIPA në Shtetet e Bashkuara, ceremonia e sotme e nënshkrimit të ACTA, na lë të kuptojmë trendin e kohëve të fundit, anashkalimin e demokracisë për të imponuar politika që dëmtojnë lirinë e komunikimit dhe inovacionit në mbarë botën. Megjithatë, nënshkrimi i sotëm nuk do të thotë që çdo gjë ka marrë fund.

Cilido qytetar, i gatshëm për të vepruar, tani ka mundësinë të marrë pjesë në protestat që po organizohen për të mposhtur ACTA. Protesta të cilat do peshojnë në secilin nga hapat e procedurës, i fundit nga të cilët do jetë votimi përfundimtar nga Parlamenti Europian jo para 1 Qershorit.

Në ditët e fundit, kemi parë protestat e nisura nga polakët dhe të tjerë qytetarë të BE-së, të cilët janë të shqetësuar, me të drejtë, në lidhje me efektin që ACTA do ketë në lirinë e shprehjes, blerjes së ilaçeve, por edhe në qasjen ndaj kulturës dhe dijes. Kjo lëvizje e rëndësishme së shpejti do të rritet. Qytetarët duhet të kërkojnë demokracinë e humbur, ndaj ndikimit të dëmshëm të interesave të korporatave në kontekstin e politikës globale.

Jérémie Zimmermann, zëdhënës i grupit të avokatisë qytetare La Quadrature du Net tha: “Për çdo diskutim, debat, dhe votim që do mbahet mbi ACTA në komisionet e Parlamentit Evropian, para votimit përfundimtar të kësaj vere, njerëzit duhet të angazhohen me përfaqësuesit e tyre.”

Procedura e ACTA në Parlamentin Evropian:

Komiteti i Tregtisë Ndërkombëtare (INTA) është komiteti kryesor në Parlamentin Evropian për ACTA.

Komitetet, Komisioni për Çështjet Ligjore (JURI), ai i Zhvillimit (DEVE), ai i Lirive Civile (LIBE) dhe Industrisë (ITRE) do të votojnë mendimet e tyre të para, pas një “shkëmbimi të pikëpamjeve” mbi këto projekte në javët e ardhshme.

Pikëpamjet pastaj do të dërgohen tek (INTA) me qëllim për të ndikuar në raportin final të këtij komisioni, opinioni i INTA do të shërbejë si mendimi më i rëndësishëm ndikues mbi Parlamentin Evropian si entiteti përfundimtar i cili do të refuzojë ose do të pranojë ACTA.

Së fundi, votimi në seancë plenare të Parlamentit Evropian mbi ACTA duhet të mbahet jo më parë se data 1 Qershor.

Teksti i plote i ACTA mund te lexohet ketu [PDF]

{ 2 comments… read them below or add one }

Familja January 26, 2012 at 9:51 pm

Na hoqen trurin mor, nga SOPA doli kjo tjetra. Nuk e moren vesh keta punen e SOPA?!:(

Reply

shqiperia January 27, 2012 at 3:31 pm

o Einar nuk po e marrim me vesh se cfare eshte njera e cfare eshte tjetra. Cfare eshte ACTA?

Reply

Leave a Comment

{ 1 trackback }

Previous post:

Next post: