Si teknologjia vjen ne ndihme kunder katastrofave natyrore! Rasti konkret Termeti ne Japoni

by Einar

Post image for Si teknologjia vjen ne ndihme kunder katastrofave natyrore! Rasti konkret Termeti ne Japoni

Ajo që teknologjia mund të bëjë është e mahnitshme! Nuk mendohet vetëm për fitimet por edhe për sensibilizimin e njerëzimit.

Në duart e duhura ka një fuqi marramendëse. Rasti konkret është tërmeti i fundit në Japoni dhe gjigandi Google po kontribuon në mënyrën e tij, ashtu si në rastin e funditEgjipt.

Duke ndërtuar një aplikacion për t’ju ardhur në ndihmë të goditurve nga tërmeti! Aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë me 2 opsione.

1) Po kërkoj për dikë

2) Kam informacione për dikë

Shikoni dhe shpërndajeni linkun e këtij aplikacioni.

Gjithashtu po përdor popullaritetin e tij duke vendosur në faqen kryesore lajmërime rreth Tsunamit dhe vëndeve që do godasë ai!

Home Page i Google

Home Page i Google

Zonat qe do goditen nga Tsunami

Zonat qe do goditen nga Tsunami

Ambasada Shqiptare në Japoni është kontaktuar nga redaksia e AlbaniaNews e cila ka vënë në dijeni që shërbimi telefonik momentalisht është jashtë përdorimit por ai i internetit është funksional dhe nëse të afërm të ndryshëm duan të kontakojnë duhet të përdorin adresën e internetit http://emb-al.jp/ të ambasadës Shqiptare në Japoni!

Ajo që është shqetësuese është se Shqipëria është gjithashtu një zonë me aktivitet të lartë sizmik! Cfarë po bëhet në këtë drejtim nga ne?

Përditësim: Google tashmë ofron dhe një faqe të veçantë për të përmbledhur krizën aktuale të krijuar nga tërmeti në Japoni, duke ofruar lajmet e fundit në kohë reale!

{ 1 comment… read it below or add one }

Familja March 15, 2011 at 1:09 am

Jam mese dakort me hyrjen qe ke bere, pra ne durat e mira teknologjia eshte vertet e mire, dhe bravo google per keto perpjekje qe po bene.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: