Si të vraponi

by Einar

Post image for Si të vraponi

Profesori i biologjisë evolutive në Harvard, Daniel Lieberman, jep pesë këshilla se si mund të vraponi në distanca të gjata dhe pa u dëmtuar.

Lieberman beson se trupi i njeriut është më i aftë të vrapojë në distanca të gjata se çdo specie tjetër në tokë (dmth. sipas tij njerëzit janë të lindur për të vrapuar).

Ai, gjithashtu, mbështet dhe praktikon vetë vrapimin zbathur, mjaft që vrapuesi ta bëjë atë në mënyrën e duhur.

1) Mos vraponi me hapa të gjatë.

2) Prekni tokën në mënyrë paralele.

3) Mos u përkulni para por mbani trupin drejt gjatë vrapit.

4) Mos goditni me forcë në terren.

5) Mos u sforconi më shumë se sa duhet, ritmi duhet rritur në mënyrë graduale.

Nëse ju pëlqen të vraponi por akoma nuk keni filluar mbani mend të tregoheni të kujdesshëm pasi rrezikoni të dëmtoheni me “Stress Fracture(kurimi mund të jetë edhe operacioni).

Këshillohen atlete të mira, shtrirje e muskujve para dhe pas vrapit minimumi 15 minuta, pas mbarimit nuk duhet të bëni dush direkt për të evituar akumulimin e acidit laktik në muskuj.

Vrapuesit profesionistë mund të kenë shumë këshilla të tjera. Për momentin, si vrapues i ri :P, më kujtohen vetëm këto shpjeguar mësiper.

{ 5 comments… read them below or add one }

eni August 8, 2012 at 4:48 pm

flm per kete sjellje une s`para e kam qejf vrapin por ecjen sdq keshillat qenkan te mira:)

Reply

Einar August 9, 2012 at 2:27 am

per fillestaret keto keshilla jane mese te mjaftueshme per te evituar demtimet… 🙂

Reply

mbreti3gut August 9, 2012 at 9:01 am

Ndonje keshille, si ti shtysh/motivosh njerezit qe te vrapojne?!! Une qe 2 vite planifikoj qe nga kjo e shtune do tia nis te vrapoj, ndersa assesi tia filloj

Reply

Einar August 9, 2012 at 12:58 pm

lol, personalisht nuk kam ndonje keshille per te “motivuar”… di te te them qe ne fillim mund te merzitesh, efektet i ndjen pas disa kohesh (permiresimet).

Nese vendos te fillosh mos harro te ndjekesh keshillat me lart ama. 🙂

Reply

rinstinkt August 14, 2012 at 8:55 am

3) Mos u përkulni para por mbani trupin drejt gjatë vrapit.

Është për një arsye forcash kjo! Kur koka është e përkulur përpara, kërkohen më shumë energji për balancimin e trupit, kjo vlen në qetësi dhe aq më shumë gjatë lëvizjes. Lodhen së pari muskujt e qafës, pastaj ata të shtyllës kurrizore dhe me radhë gjithë muskujt e tjerë të demabulacionit. Shpenzoni më pak energji nëse e mbani kokën drejt lartë… por jo shumë prapa… se mund t’ua marr era! 🙂

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: