Si te shkarkoni muzike falas nga Mixcloud

by Einar

Post image for Si te shkarkoni muzike falas nga Mixcloud

Çfarë është Mixcloud?

Tek faqja e tyre mund të lexoni përshkrimin që ata i bëjnë vetes së tyre.

Mixcloud ndihmon lidhjen e radios (përmbajtjes qe transmetohet në Radio) me dëgjuesit në mënyrë më efikase. Mixcloud ka ri-menduar konceptin e radios duke bashkuar pikat midis përmbajtjeve që transmetohen në radio, podcast-ve dhe mikse-ve të DJ të ndryshëm. Ne i referohemi atyre si Cloudcasts – nënkuptonon audio që janë të ruajtura në “re” dhe që janë në dispozicion për tu transmetuar sa herë të keni nevojë.

Nëse jeni të apasionuar pas mikseve të ndryshme, tashmë, mund të merrni në konsideratë dhe shkarkimin e tyre (pasi vetë Mixcloud ndryshe nga Soundcloud nuk e ofron këtë mundësi).

Mund të konsideroni disa mikse interesante, të përgatitura nga anëtari squarepusher për TiranaCalling dhe PeshkuPaUjë

Për të treguar se si mund ti shkarkoni ato do merret si shembull miksi i fundit postuar nga ai:

Mjafton të ndryshohet nga Url-ja e mësipërme pjesa

http://www.mixcloud.com/

me

http://www.mixcloud.com/api/1/cloudcast/

dhe fraksioni i fundit

/

i linkut origjinal të miksit me

.json

Linku i ri i krijuar do jetë ky mëposhtë:

http://www.mixcloud.com/api/1/cloudcast/m2_albanian/kub-15-psychedelic.json

Tani mjafton të hapim linkun e ri të krijuar tek lundruesi ynë qoftë ai Chrome/Firefox/Opera. Do vini re që na ofrohet një faqe me informacione të detajuara mbi miksin në fjalë, faqe e cila përfshin të gjitha linket e drejtpërdrejta të shkarkimit, të cilat fillojnë direkt pas pjesës

“audio_formats”: {

Nëse shikojmë më nga afer këtë informacion do shikojmë këto linke.

Shkarko Nga Mixcloud

Shkarko Nga Mixcloud

Janë selektuar për ju informacionet më të rëndësishme si psh të gjitha formatet e file-t audio dhe bitrate në të cilin këto file janë të disponueshëm. Linket që shikoni në faqe janë linket që mundësojnë shkarkimin direkt të miksit.

Psh, mësipër provova ta shkarkoja atë në formatin mp3 dhe linku që funksionoi ishte:

Linket duhen provuar pasi jo të gjithë funksionojnë derisa të gjeni atë që jua lejon ta shkarkoni.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: