Si te shikoni (gati te gjitha) serialet televizive online

by Einar

Post image for Si te shikoni (gati te gjitha) serialet televizive online

Serialet e huaja (amerikane?) na kanë shoqëruar hap pas hapi në periudhën e fëmijërisë. Më kujtohet kur prisnim orarin e caktuar për të parë Friends, ashtu si shumë të tjerë, besoj, me padurim!

Tashmë mjafton ti kërkosh online dhe i gjen në shumë faqe të ndryshme në formë stream. Megjithatë për shumë persona kjo sorollatje sa nga njëra faqe tek tjetra mund të jetë padyshim humbje kohe. Këtu vjen në ndihmë i famshmi Google!

Për të patur mundësinë e kërkimit/shikimit të serialeve të tuaja të preferuara online, mjafton Google, dhe me pak klikime, duke ndjekur hapat si në imazhin e mëposhtëm në pak sekonda do ju ofrohen një numër i madh linkesh ku video në fjalë është e disponueshme.

Hapat që duhen ndjekur:

    1) Të shkruani të plotë emrin e serialit që po kërkoni

    2) Të klikoni tek opsioni “Video” në panelin e majtë të rezultateve të kërkimit në Google

    3) Të zgjidhni opsionin për video më të gjata se 20 minuta

    4) Të shikoni rezultatet e paraqitura dhe të shikoni serialin e kërkuar

Demo e 4 hapave, është bërë me serialin e famshëm “IT Crowd(një nga shumë të preferuarit), prova është bërë pikërisht me sezonin dhe epsiodin e parë të këtij seriali dhe siç shikoni, rezultatet nuk kanë munguar. (Nuk është e thënë të jenë të gjithë serialet që ju kërkoni, por nëse ai ndodhet diku online Google do jua gjejë!)

Kliko mbi imazh për zoom

Hapat vizive për serialet e plota

Hapat vizive për serialet e plota

{ 1 comment… read it below or add one }

Valmir November 22, 2010 at 9:03 pm

Gje shume e nevojshme , faleminderit shume, sapo pashe nje episod te serialit That 70’s Show, shum kendeshem…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: