Si të shikojmë videot e YouTube (Vimeo) pa ndalesa

by Einar

Post image for Si të shikojmë videot e YouTube (Vimeo) pa ndalesa

YouTube/Vimeo tashmë janë faqet ku shumica kalojmë kohën gjatë qëndrimit në internet, të paktën një tab i browserit gjithmonë i rezervohet muzikës që shoqëron lundrimin. Bezdia më e madhe është buffer që vazhdimisht YouTube/Vimeo kërkojnë edhe nëse linja e internetit është e shpejtë apo nuk është në përdorim e sipër.

Një mënyrë efikase për të patur një eksperiencë siç duhet gjatë stream është gjetur nga një bloger amerikan i cili këshillon se çfarë duhet të bëjmë që të mos kemi vonesa në videot e YouTube.

Windows:

1) Klikoni butonin Start, shkruani “cmd” dhe klikoni me të djathtën ikonën duke zgjedhur komandën ‘Run As Administrator’ si në imazh.

start + cmd

2) Nëse ju kërkohet në një dritare të re konfirmimi, klikoni “Yes”

UAC-Windows

3) Dritarja e command prompt do hapet, këtu është vendi ku duhet të shkruani komandën e mëposhtme për të vendosur rregullin e firewallit.

command-prompt

4) Shkruani komandën dhe jepini Enter. Nëse funksionon do ju shfaqet një komandë konfirmimi “OK”.

netsh advfirewall firewall add rule name="MITCHRIBARYTUBE" dir=in action=block remoteip=173.194.55.0/24,206.111.0.0/16 enable=yes

Rregulli/kodi i sapovendosur më lart mund të hiqet lehtësisht. Hapni sërish dritaren e komandave (command prompt) si më parë dhe vendosni komandën e mëposhtme, jepini enter sërish:

netsh advfirewall firewall delete rule name="MITCHRIBARYTUBE"

Mac:

Hapni terminalin dhe vendosni këto komanda (do ju kërkohet fjalëkalimi i adminit):

sudo ipfw add reject src-ip 173.194.55.0/24 in
sudo ipfw add reject src-ip 206.111.0.0/16 in

Mund të kontrolloni komandat e dhëna me këtë komandë:

sudo ipfw list

Nëse dëshironi të fshini komandat e mësipërme mjafton të jepni sërish komandën ‘sudo ipwf list’. Afër çdo rregulli/komande të vendosur ka një numër referimi, ndaj merrni numrin në fjalë dhe zëvendësojeni me X-n në komandën e mëposhtme.

sudo ipfw delete X

Linux:

E njëjta mënyrë me Mac i vetmi ndryshim është komanda ipwf e cila duhet të ndryshohet me komandën iptables.

sudo iptables add reject src-ip 173.194.55.0/24 in
sudo iptables add reject src-ip 206.111.0.0/16 in

Telefonat/Tablet Android:

Duhet të jeni në funksionin root, shkarkoni “AFWall+” (Firewall IP për iPhone me jailbreak).

Shkoni tek Setting > Set Custom Scripts

Vendosni këto 2 skripte tek blacklist, ndarë nga njëra tjetra me një hapësirë/linjë boshe.

$IPTABLES -A "afwall" --destination "206.111.0.0/16" -j "afwall-reject"

$IPTABLES -A "afwall" --destination "173.194.55.0/24" -j "afwall-reject"

Shtypni Ok, dhe kjo ishte e gjitha!

Pse kjo metodë funksionon?
Me sa duket, në forumet ku u postuan përgjigjiet të cilat ofronin shpjegime përfundimi ishte se, ISP-të ofrojnë versionet cache të videove duke limituar shpejtësinë dhe duke na lënë në pritje vazhdimisht të karikimit të tyre. Duke refuzuar këtë amplitudë ip-sh detyrojmë ISP-në të na e shërbejë videon direkt nga burimi (youtube).Kjo bën të mundur shfrytëzimin e plotë të shpejtësisë së shkarkimit nga linja jonë e internetit.

Tani mund të shijoni videot edhe në version HD pa ndalesa, vonesa e vetme do jetë “koha” 1,2 sekonda që rregulli i ri i refuzimit të ip-ve më lart do kërkojë.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: