Duke bërë prova me wireless një ditë rastisa në një lidhje interneti të hapur, provova të lidhesha dhe si për çudi funksionoi, u lidha me routerin dhe gjithashtu me internetin
.
Sa mirë internet pa lekë… momentalisht ndodhesha në këtë situatë, isha i lidhur në internet, por kjo gjë funksiononte vetëm në një pikë të shtëpisë (afër dritares). me kalimin e kohës u kthye në një situatë të bezdisshme, sapo tentoja të spostohesha një çikë linja gjithashtu zhdukej… (po mendoja sa komode do ishte të afrohesha tek tavolina, gjithashtu ndërkohë po mendoja të blija një antenë përforcuese të linjës wireless, ndoshta kjo do me kishte zgjidhur punën me kohë, por përtesa dhe gjithashtu ideja e shpenzimit të disa lekëve [mëndje shqiptari] nuk më pelqeu)
Duke lundruar në internet lexova disa informacione rreth router-ave dhe lidhjeve wireless (këtu erdhi në ndihmë google). Ajo që kuptova ishte fakti që lidhjet që ne krijojmë me routerin, mund të jenë të shumta, gjithashtu mësova diçka të re, lidhjet mund të kenë edhe kanale (channels), është e njëjta llogjikë me radiot marrëse dhënëse (nëse lidhesh në të njëjtin kanal me dy persona që flasin, atëhere edhe ti mund të dëgjosh bisedën e tyre) në default kompjuteri lidhet me routerin në një kanal të caktuar…
Pasi lexova rreth këtyre informacioneve më lindi pyetja: Po routeri që unë po lidhem në çfarë kanali komunikon? (Kur lexova channels në një guidë rreth routerave, më interesoi ky fakt pasi kur isha i lidhur me archlinux tek wicd te cilin përdorja për tu lidhur të tregonte në default kanalin me të cilin komunikonte x apo y router)
Në këtë mënyrë unë e dija mirë se cili ishte kanali i linjës që për momentin isha lidhur por që isha i detyruar të qëndroja afër dritares për të qënë i lidhur. (qëllimi ishte të spostohesha dhe të rrija më rehat)
Megjithëse se si të ndryshoja kanalin për tu lidhur në archlinux akoma nuk e kam gjetur por meqë për momentin po përdor windows atëherë këtu e kisha më të thjeshtë. Më poshtë do ju tregoj se si të gjeni “kanalin” që përdor routeri pa fjalëkalim.
Shkarkojmë një program falas i cili quhet Xirrus Wi-Fi Inspector (ky program në formën e një radari të jep të dhëna interesante për rrjetet që të rrethojnë, në veçanti na tregon kanalin me te cilin komunikon routeri që duam të lidhemi.
Më pas shkojmë tek Start – Pastaj tek Connect To – Pastaj Wireless Network Connection.
Pastaj do shikojmë si dritare pop up, statusin e lidhjes “Wireless Connection”
Klikojmë tek “Properties” dhe pastaj do hapet një dritare tjetër.
Klikojmë tek “Configure” dhe do na hapet dritarja “Connection properties”
Shkojmë tek “Advanced” dhe gjejmë opsionin për të ndërruar kanalin “Ad Hoc Channel” dhe e vendosim të njëjtë me atë të routerit që duam të lidhemi, në rastin tonë nr 6
(më parë e kisha 11, ju mund te keni një numër tjetër.)
Pasi bëra këtë modifikim u spostova dhe si për çudi linja nuk u shkëput pra arrita atë që dëshiroja dhe tani që po ju shkruaj jam në tavolinën time
Cfarë arritëm me këtë tutorial? Arrita që në një lloj mënyre të forcoja disi linjën wireless me routerin që jam lidhur, dhe si përfundim u spostova tek tavolina ime dhe jo më afër dritares nga ku lidhesha më parë.
Kini kujdes me modifikimet që bëni, ky i imi ishte nje test dhe funksionoi, unë nuk kam njohuri teknike.
Në ju keni ndonjë këshillë tjetër jeni te ftuar te komentoni më poshtë, gjithashtu nëse ky mësim i thjeshtë ju erdhi në ndihmë mund të lini komentet tuaja.












{ 3 comments… read them below or add one }
Kjo guide vlen dhe per windows xp dhe windows 7????
Besi, provat i kam bere nen windows Vista ndaj nuk e di nese mund te funksionoje apo jo, megjithate mendoj se llogjika eshte e njejte, te keshilloj ta provosh dhe te shikosh rezultatet, nese permiresohet lidhja atehere je ne rregull
.
Nese nuk funksionon mund ti rikthesh siç ishin me pare opsionet.
por opsionet qe dalin tek windows vista (imazhet e mesiperme) nuk dalin tek windows 7, dmht pasi klikon tek configure, nuk jane ato opsionet… jane vetem 4 prej tyre… prandaj dhe ju pyeta… gjithsesi flm…