Si te perdorni disa adresa MSN njekohesisht

by Einar

msn-messenger-main-bigShumica nga ne që përdorim internetin në një masë të konsiderueshme kohore, përdorim adresa të shumta emaili, për familjen apo punë dhe shpesh na nevojiten adresat e msn messengerit gjithashtu të ndara.

Ekziston një mënyrë me të cilën mund të përdorim disa adresa e-maili në të njëjtin kompjuter me llogari të ndryshme. Këtë gjë mund ta arrijmë duke modifikuar opsionet e “Windows Registry” të programit në fjalë.

Për të rifreskuar paksa memorien:

Windows Registry është një database e cila ruan opsionet për sistemet operative të bazuara në Windows të Microsoft-it.Ai përmban informacione rreth opsioneve të hardware-t, programet e sistemit operativ, të programeve që nuk kanë lidhje me sistemin operativ por janë të instaluara në të, dhe për opsionet e përdoruesit.

Këtu keni një adresë të nevojshme nëse keni dëshirë të dini akoma më shumë për Windows Registry.

Më poshtë keni të shpjeguar hap pas hapi se si mund të bëni të mundur modifikimin e Windows Registry për Windows Live Messenger dhe të perdorni më shumë se një llogari me të:

1. Në dritaren e kërkimit në Vista, shkruani RegEdit dhe jepini enter. Kjo do hapë Editorin e Regjistrit, pastaj selektoni HKEY_LOCAL_MACHINE

messenger-hapi1

2. Selektoni Software dhe pastaj Microsoft nga menuja në të majtë.

messenger-hapi2

3. Brënda kartelës Microsoft, selektoni Windows Live dhe pastaj Messenger. Në të djathtë do shikoni disa stringa opsionesh të ndryshme për Windows Messenger.

messenger-hapi3

4. Këtu tani do shtojmë një Windows registry të re. Për të bërë këtë, klikoni me të djathtë kudo brënda dritares dhe klikoni pastaj tek New –> DWORD (32 – bit) Value.

messenger-hapi4

5. Shkruani MultipleInstances si registry të re. Jepini Enter.

messenger-hapi5

6. Tani klikoni me të djathtën mbi Registry-n e re MultipleInstances që sapo krijuat dhe zgjidhni Modify. në dritaren e vogël që do hapet, vlera për momentin është e vendosur në 0, ndryshojeni në 1.

messenger-hapi6

Kjo ishte e gjitha! Tanimë ju mund të hapni sa të dëshironi adresa Messengeri njëkohësisht. pra mund të logoheni tek secila me adresa të ndryshme. Nëse vendosni që të riktheheni sërish në gjendjen origjinale pra të riktheni të gjithë këtë proçes që ndoqëm, ajo që duhet të bëni është të hapni sërish nga fillimi dhe të ndiqni proçedurën për të vajtur tek registry e re që sapo krijuat dhe ta fshini.

messenger-hapi7

Kjo teknikë gjithashtu mund të ndiqet edhe me Programe të tjera, sidoqoftë, nëse modifikoni Windows Registry duhet të keni kujdes. Gjithmonë është një ide e mire krijimi i një Backup-i të opsioneve të Registry nëse diçka nuk vete si duhet. Mënyra më e thjeshtë për të bërë këtë është përdorimi i System Restore Function në Windows. Kur ju krijoni nje pikë “Restore”, të gjitha opsionet dhe personalizimet e bëra nga ju bëhen Backup.

{ 5 comments… read them below or add one }

elian September 12, 2009 at 11:47 am

Jeni duke i sugjeruar nje perdoruesi te zakonshem te fuse duart ne regjistrin e Windows-it? S’e keni me kollaj t’i mesoni Ubuntu-ne? 😛 Apo qofte dhe Pidgin/Win32? Jo per gje, po kjo “tweaking” ne Windows, se si ngjan, si kthim mbrapa ne command prompt 😀
Nejse, nje zgjidhje tjeter do ishte MSN Plus, ja vlen dhe per ca gjera te tjera 🙂

Pershendetje.

Reply

Einar September 12, 2009 at 4:23 pm

Ideja e artikullit eshte nje menyre me shume per te arritur ate qe propozon dhe ti, Pidgin, aMsn, MSN Plus etj(ofrojne te njejten gje), dhe te siguroj qe ai modifikim i regjistrit eshte nje gje e thjeshte.

Ajo qe ne tentojme me artikujt e blogut eshte edukimi i lexuesve te blogut me “termat” apo me “brendesine e kompjuterit”, pasi tashme kompjuteri eshte kthyer ne nje mjet te perditshem dhe teper te nevojshem :)…. Mundohemi sadopak me menyren tone te stimulojme lexuesit dhe rritim kureshtjen e tyre…

Pra ndonjehere jo te ofrojme vetem zgjidhjen me te thjeshte 🙂

Pershendetje Elian, dhe faleminderit per komentin 🙂

Reply

nderim qallakaj September 13, 2009 at 10:57 am

shummmmmmmmmmmmmmmmmmm mir

Reply

Gjergji Kokushta September 27, 2009 at 1:26 pm

Artikulli shume i dobishem. Kur lexova titullin ne Twitter mendova propozimin e ndonje programi alternative te MSN-se. Do te te sugjeroja te krijoje dhe skedare regjistri: nje qe krijon vleren dhe nje qe e heq ate. Keshtu nuk krijojme mundesi perdoruesve te thjeshte te ngarrojne ne regjistrin e Windows.

A vlen ky tutorial per te gjithe versionet e MSN/WLM messenger?

Reply

Einar September 27, 2009 at 1:38 pm

Gjergji pershendetje, me behet qejfi qe artikulli eshte i dobishem per ty…

Une personalisht e kam provuar me versionin e fundit te MSN Messenger, pasi me ate version qe ishte i instaluar ne default ne kompjuter nuk funksiononte, ndaj bera update te versionit te MSN dhe pastaj funksionoi pa asnje problem.

Pra mendoj qe eshte i vlefshem per te gjitha versionet e MSN perveç atij te instaluar ne Default ne kompjuter.

Ps: Gjergji iniciative e kendshme ajo e jotja per OneWebDay 🙂

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: