Si te Ndaloni Google te mos Regjistroje Historine Tuaj te Kerkimit Para se te Hyje ne Fuqi Politika e Re e Privatesise

by Einar

Post image for Si te Ndaloni Google te mos Regjistroje Historine Tuaj te Kerkimit Para se te Hyje ne Fuqi Politika e Re e Privatesise

Më 1 Mars, Google do të aktivizojë politikën e re, të modifikuar, të privatësisë, e cila do të ndikojë në të dhënat që deri tani Google ka mbledhur mbi përdoruesit para datës 1 Mars si dhe të dhënat që do të mbledhë në të ardhmen.

Deri tani, historia që Google kishte mbi lundrimin e përdoruesve në Web (kërkimet në Google dhe faqet e vizituara) ishin të distancuara nga produktet e tjera të tij. Kjo mbrojtje/procedurë ishte e rëndësishme sepse të dhënat e kërkimit mund të zbulonin informata veçanërisht të ndjeshme për përdoruesit, duke përfshirë fakte në lidhje me vendndodhjen tuaj, interesat, moshës, orientimit seksual, besimin fetar, shqetësimet shëndetësore, dhe shumë informacione të tjera.

Nëse dëshironi që Google të mbajë distancë nga historia juaj në Web (me të dhënat që kanë mbledhur rreth jush) dhe të mos e lejoni atë ti kombinojë këto informacione me produktet e tyre të tjera, si YouTube apo Google Plus, mund ta evitoni këtë duke hequr të gjithë artikujt nga historia juaj në Web dhe ti mohoni Google që të ruajë në të ardhmen historinë tuaj të lundrimit.

Mund ta bëni në këtë mënyrë:

1. Logohuni në llogarinë tuaj të Google.

Google Account  Signup

Google Account Signup

2. Vizitoni https://google.com/history

Google History On

Google History On

3. Klikoni tek opsioni “remove all Web History.”

Google History Remove

Google History Remove

4. Klikoni “ok.”

Google History Paused

Google History Paused

Fshirja e Historisë tuaj në Web, që Google regjistronte më parë, e ndalon atë gjithashtu nga regjistrimi i mëtejshëm i saj. Historia e Lundrimit mbetet e ç’aktivizuar derisa ju ta aktivizoni sërish atë.

Duhet patur parasysh se nëse keni disa llogari në Google, do ju duhet të ndiqni hapat e mësipërm për secilën nga këto llogari.

burimi: eff

{ 7 comments… read them below or add one }

Mandi February 22, 2012 at 3:20 pm

Kjo sigurisht ka te beje me ate qe eshte publike 🙂 Dhe jo ate qe ruan Google per “qellimet” e veta.

Reply

Einar February 22, 2012 at 3:24 pm

🙂 Interesant eshte fakti qe Google e ofron si mundesi edhe se me shume mundesi mund te jete ashtu siç thua ti Mandi…

Reply

Familja February 23, 2012 at 3:07 am

Artikull shume i mire Einar 😉
Po e publikoj dhe ne nje faqen time, sigurisht duke permendur burimin 😉

Ah, dhe dicka kishit nje script te instaluar qe tregonte titullin e postimit te fundit ne blog, ku humbi 😀

Reply

Einar February 23, 2012 at 6:46 pm

Familja, faleminderit, edhe une e kam permendur burimin me ane te linkut ne fund tek artikulli ku jam bazuar.

Ai nuk ishte script, ishte nje plugin per wordpress qe bente te mundshme nje gje te tille, por duke pare modifikimet e fundit te Google dhe keshillat qe jepnin ata e kemi hequr pasi ngadalesonte hapjen e faqes dhe binte ne konflikt me plugine te tjera.

Ps: Kam modifikuar linkun per tek faqja jote kryesore forumfamiljar, ne shqip, kuptoj qe kerkon te ndertosh backlinks per tek faqja ne anglisht por me duket sikur me shume komenton per baklinkun sesa per te komentuar ne artikuj…. shpresoj te kuptosh qe personalisht me duket forme spam-i. (kjo pasi detyron vizitoret e tjere te drejtohen tek nje faqe qe mua personalisht nuk me duket interesante dhe e nevojshme…)

Reply

Familja February 23, 2012 at 11:58 pm

Nuk ka gje lol 😉
Ti je admini 😀 dhe per sa i perket spam nuk dua ta beje ate por nese kjo te bezdis nuk ka perse.

Einar February 24, 2012 at 12:34 am

Nuk me bezdis kjo faqe qe ke vendosur tani perkundrazi me duket interesante 😉 ajo tjetra, te them te drejten, po 🙂

Reply

Denisi February 27, 2012 at 7:46 pm

Per me teper privatesi mund te aktivizoni “Do Not Track” tek firefox : Tools > Options > Privacy dhe aktivizoni “Tell websites I do not want to be tracked” (per momentin nuk eshte e mundur per Chrome).
Nqs jeni te fiksuar (si puna ime) nje add-on ju vjen ne ndihme “do not track plus” DNT+ (i disponueshem per te gjith lundruesit).

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: