Si te krijoni nje fjalekalim te fuqishem dhe unik

by Denisi

Username & Password :)Të memorizosh fjalëkalimet është diçka e vështirë, nëse jeni një përdorues i internetit atëhere padyshim keni një mori fjalëkalimesh në trurin tuaj, ose më keq akoma 1 fjalëkalim të vetëm që e përdorni në çdo faqe!

Fillimisht do ju kujtojmë disa rregulla të përgjithshme për fjalëkalimet:

  • Një fjalëkalim duhet të jetë i pathyeshem
  • Duhet të përdorësh një fjalëkalim të ndryshëm për çdo adresë apo llogari të krijuar në internet
  • Nuk duhet asnjëherë ta shkruani diku fjalëkalimin tuaj
  • Nuk duhet ti tregoni njeriu fjalëkalimin tuaj
  • Por sigurisht secili nga ne i ka thyer herë pas here këto rregulla…

    Pra kush është një fjalëkalim i duhur? Një fjalëkalim i duhur është ai që është i “pathyeshëm” nga pikëpamja e sigurisë. Zakonisht kjo do të thotë, një stringë prej 8 karakteresh e kombinuar me numra dhe shkronja. Normalisht fjalëkalimi nuk duhet të përmbajë fjalë që gjenden në “fjalor” dhe nuk duhet të përmbajë informacione personale, si psh emri apo data e ditëlindjes.

    Mbi të gjitha fjalëkalimi juaj nuk duhet të jetë “i zakonshem”. Doni apo nuk doni ju njerëzit mendojnë pikërisht si ju dhe natyralisht kanë tendencën të përdorin fjalëkalime të njëjta, si psh: angel, love, 666666, 7777777 etj. Këtu keni një listë nga Twitter ku tregohet një listë prej 370 fjalëkalimesh të zakonshme të cilat Twitter nuk i lejon të përdoren. Besoj nuk është e nevojshme të ju them që nëse fjalëkalimi juaj bën pjesë në këtë listë atëherë duhet ta ndryshoni 🙂

    Këtu keni një listë prej 10 fjalëkalimesh të “forta” krijuar me pctools.com gjenerator fjalëkalimesh.

    he2nebr1 ce4ef6ur
    ih50ujeo 8laybves
    84agtpte 9hadrulh
    hafhu5e3 5hulropt
    kecra8ep 7awvagh2

    Këto fjalëkalime janë të gjithë cilësorë dhe të fortë por probabiliteti që ju ti memorizoni është shumë i vogël, apo jo? Kjo nënkupton që ose do i shkruani diku për ti kujtuar ose maksimumi mund të mbani mend vetëm 1, të cilin ta përdorni kudo, duke thyer sërish rregullat.

    Ndaj më poshtë do ju tregojmë një mënyrë që jo vetëm gjeneron fjalëkalime të forta dhe unike për çdo faqe dhe llogari, por janë edhe të lehtë për tu kujtuar!

    Si fillim zgjidhni 4 karaktere, një miks shkronjash dhe numrash (këshillohet më shumë numra se shkronja). Këto 4 karaktere do jenë e vetmja gjë që ju duhet të memorizoni. Psh d3n1 (ju mund të zgjidhni 4 të tjerë lol), të cilin unë do e përdor tek shembulli më poshtë.

    Hapi i dyte, kur ju nevojitet një fjalëkalim për një faqe interneti, merrni 4 karakteret e para të emrit të faqes dhe bëni një miks me 4 karakteret që keni memorizuar ju, psh:

    facebook.com:
    f a c e + d 3 n 1 = fda3cne1

    twitter.com
    t w i t + d 3 n 1 = tdw3int1

    gmail.com
    g m a i + d 3 n 1 = gdm3ani1

    digg.com
    d i g g + d 3 n 1 = ddi3gng1

    Dhe ja ku keni dhe fjalëkalimet tuaja, të “forta”, unike për çdo faqe!

    { 0 comments… add one now }

    Leave a Comment

    { 1 trackback }

    Previous post:

    Next post: