Si te fshijme, Cookies te krijuar nga Flash!

by Einar

Flash Cookies

Flash Cookies

Po, Flashi ka ekuivalentin e saj të “cookies”, gjithashtu të vështirë për tu eliminuar!

Ndryshe nga “cookies” tradicionale të browserave, cookie-t e Flash janë pak a shumë të panjohura nga përdoruesit e web-it dhe nuk janë të kontrollueshme nga opsionet e browserave.

Si pasojë, nëse një person mendon që ka fshirë të gjitha gjurmët e lundrimit të tij në internet, ka shumë mundësi që kjo gjë të mos jetë e vërtetë.

Çfarë është akoma me meskine?

Një artikull nga Wired mbështet faktin që shumë shërbime përdorin memorizimin okult të të dhënave për të riaktivizuar cookie-t tradicionale që një përdorues ka fshirë, kjo teknikë quhet “re-spawing”, si homazh ndaj lojrave ku “zombie-t” rikthehen në jetë edhe pasi janë vrarë. Ndaj edhe nëse një përdorues fshin “cookie-t” që i përkasin një adrese. ID-ja e veçantë, unike, e asaj “cookie” do i caktohet një cookie të ri duke përdorur të dhënat tuaja të “Flash” si “backup”.

Si ti fshijme cookies e Flash?

Personalisht une i fshij në këtë mënyrë!
Adobe të ofron këtë mundësi, mjafton të vizitosh këtë faqe të:
Adobe Flash Player
dhe të klikoni tek opsioni Eliminate All

Elimino Flash cookies

Elimino Flash cookies

Ishit në dijeni të këtyre cookies? Ishte i nevojshëm ky artikull për ju? Lini mendimet tuaja më poshtë.

{ 3 comments… read them below or add one }

aldo January 29, 2010 at 11:33 pm

pershendetje ,

une nuk isha ne dijeni per keto lloj cookies,
por mund te na tregoni me teper se cfare programi eshte , si mund te shkarkohet dhe te perdoret?

faleminderit

Reply

Einar January 30, 2010 at 10:23 pm

aldo, pershendetje dhe flm per komentin.

Nuk behet fjale per program, por per “cookies” qe ndodhen ne kompjuterin tend, te cilat nuk fshihen ne menyre tradicionale nga browseri por duke klikuar ne linkun e vendosur mesiper Adobe flash Player. Adobe e ofron kete mundesi te fshirjes se “cookies” te krijuar nga flashi ne faqen e saj, nuk duhet te shkarkosh program as te instalosh nje te tille.

1) klikon linkun dhe te shfaqet imazhi mesiper.
2) klikon tek eliminate all.

Kjo eshte e gjitha.

Reply

aldo January 30, 2010 at 11:01 pm

faleminderit ,
ne fillim po me dukej thjesht si foto ilustruese.
faleminderit per artikujt e publikuar,
ne pritje te te rejave me te fundit…

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: