Si te fshihni nje file .rar brenda nje fotografie

by Einar

Ky tutorial do ju tregoj se si të fshihni një file .rar brenda një file .jpg, në mënyre që kushdo që hap foton nuk do të dijë që brenda ka një file tjetër të fshehur.

1. Selektoni file-n RAR që dëshironi të fshihni. Për këtë shembull file që do përdorim ne quhet files.rar dhe fotografia në të cilën do fshihet quhet warren.jpg. Kopjoni të dy filet në të njëjtën kartele.hiderar00a-eklipsi

2. Pastaj hapni command promptin duke selektuar

Start -> Run -> cmd

dhe jepini OK.

3. Shkoni gjer tek kartela ku vendoset filet. në rastin tonë janë të ruajtura në kartelën “Downloads”, e cila gjendet brenda kartelës “My Documents”, pra tek terminali shkruajmë “cd My Documents” pastaj “cd Downloads”. Tani shkruani këtë stringë komande:

copy /b warren.jpg + files.rar warren2.jpg

(mos harroni te ndryshoni emrat warren.jpg & files.rar me emrat e fileve qe po perdorni ju)hiderar01a-eklipsi

4. Tani procesi përfundoi dhe brenda fotografisë gjendet edhe file .rar Mund të hapni fotografinë warren2.jpg normalisht dhe nuk do ketë asnjë ndryshim nga një fotografi normale

5. Për të hapur file-n e fshehur (.rar), thjesht hapni warren2.jpg (fotografine tuaj) me WinRAR, apo me programin që ju po përdorni.hiderar02-eklipsi

6. Kujdes: mund të ju nevojitet te selektoni All Files kur të hapni foton me WinRAR, ndryshe nuk do jete i listuar file i fshehur.hiderar03-eklipsi

7. Tani mund të bëni ekstrakt file-n e fshehur.

hiderar05-eklipsi

{ 4 comments… read them below or add one }

guxim April 1, 2009 at 12:47 am

m’falni po nuk eshte edhe aq e kuptueshme
ne kete menyr po e provoj po nuk po bon

Reply

Einar April 1, 2009 at 4:58 pm

guxim duhet te ndjekesh hapat e tutorialit mesiper, pasi mua me funksionon, pra
1) gjej foton + bej .rar ose .zip ate qe do te fshehesh brenda fotos
2) vendosi ne nje kartele, une i vendosa ne Desktop, pra bera nje kartele (prove) ne Desktop.. dhe futa brenda foton + file-n rar ose zip
3) hapa shellin me cmd, (start -> run -> shkruajta cmd dhe shtypa enter)
4) nderrova kartelen pra u futa brenda karteles prove ne Desktop me kete komande Cd Desktop pastaj Cd prove (sepse kartela quhet prove) dhe perdora kete komanden pastaj
copy /b emri_i_fotos.jpg + emri_i_filet.rar emri_i_fotos2.jpg
dhe u krijuar nje foto tjeter me emrin emri_i_fotos2.jpg
duket si nje foto normale, po ta hapesh per ta pare, por nese e hap me winrar do shikosh qe brenda ndodhen filet qe ti ke futur brenda filet rar fillestar.

nese akoma ke paqartesi me thuaj, do mundohem te te shpjegoj paqartesite

Reply

Rubini April 3, 2009 at 9:20 pm

Nuk e kuptoj se per cfar mund ta perdor kete teknike, per te fshehur foton mund te perdor FLock ose ta bej Hiden ose edhe mund ta zhvendos neper labirinthet e Windows 😛

Reply

Einar April 3, 2009 at 9:29 pm

Rubin behet fjale te fshehesh nje file X brenda fotos … 😛 jo te fshehesh foton ne pc qe mos ta gjejne te tjeret …

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: