Si të ç’aktivizojmë Java në browser?

by Einar

Post image for Si të ç’aktivizojmë Java në browser?

Ky artikull vjen si rrjedhojë e një pyetjeje bërë tek peshkupaujë.
Gazetarë të fushës së sigurisë vënë në dijeni për këtë problem të Java dhe gjithashtu informojnë për problemet që mund të shkaktojë në vazhdim.

Fillimisht, nuk duhet ngatërruar JAVA me JAVAScript.

Për të mos patur probleme duhet ç’aktivizuar plugin-i në browser për Java dhe jo “Java” në kompjuter ndryshe nuk do keni mundësi të përdorni programet të cilët përdorin Java-n.

Për të parë nëse e keni të instaluar Java-n në browser mund të kontrolloni këtu.

Si ç’aktivizohet Java në browser?

Firefox:

Klikoni butonin Firefox, pastaj Add-ons, pastaj Plugins dhe klikoni butonin “Disable” tek çdo gjë që thotë “Java”.

firefox java

Chrome:

shkruani në browser: “chrome://plugins/” aty ku shkruani adresat e internetit (pa thonjëza). Zbrisni tek Java dhe klikoni disable.

chrome java

Opera:

Shkruani në browser “opera:plugins” aty ku shkruani adresat e internetit (pa thonjëza). Zbrisni tek:

  • Java(TM) Platform Disable.
  • Java Deployment Toolkit Disable.

opera java

Internet Explorer:

  1. C’aktivizoni UAC (nëse e keni të aktivizuar) pastaj bëni restart.
  2. Hapni aplikacionin Java tek Paneli i kontrollit (Control Panel).
  3. Kaloni tek pamja klasike dhe klikoni Java.
  4. Tek dritarja që hapet shkoni tek tabi Advanced.
  5. Gjeni dhe zgjeroni Default Java for browsers.
  6. Kutia që mund të selektohet ngjitur me Microsoft Internet Explorer ka ngjyre gri. Selektoni Microsoft Internet Explorer dhe shtypni butonin e hapësirës (spacebar) që të mos jetë e selektuar kutia. kliko OK.
  7. Tani mund të riaktivizoni UAC dhe të bëni sërish restart.

internet explorer java

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: