Si kuptohet kush është krijuesi i një llogarie të rreme në twitter?

by Einar

Post image for Si kuptohet kush është krijuesi i një llogarie të rreme në twitter?

Rregullat elementare për të evituar identifikimin:

1) Asnjëherë mos ndiqni nga llogaria juaj personale (apo nga ajo ku mund të identifikoheni lehtë) llogarinë parodi që keni krijuar. Apo me llogarinë parodi llogarinë zyrtare. Kjo e zvogëlon tmerrësisht rrethin.

Nuk është e lehtë të lundrosh tek following apo followers të një llogarie nëse ajo ka mijëra ndjekës apo ndjek mijëra persona (twitter e limiton mundësinë megjithëse në web ka tools që të lejojnë ta bësh një gjë të tillë, mjafton të përdorësh API-n që ofron) por duke parë që audienca shqiptare në twitter është ajo që është ky proçes është shumë i lehtë dhe i shpejtë.

2) Asnjëherë mos bëni RT nga llogaria juaj personale të cicërimave bërë nga llogaria parodi.

Ose të paktën mos jini ndër të parët, duke bërë të mundur sadopak kamuflimin tuaj… Kjo është tunduese pasi dëshironi që të krijoni ndjekës dhe RT sa më shpejt, por më mirë është të mos bini në tundim. Po, mund të shikohet se kush ka bërë RT dhe gjithashtu edhe te renditjen sipas kohës, pra kush ka bere i pari RT një cicërimë. (ndoshta duke bërë mention ndaj llogarive të tjera parodi ato mund të ju bëjnë RT ndjekësve të tyre… duke krijuar atë momentum që dëshirohet.)

3) Asnjëherë mos publikoni të njëjtën cicërimë si nga llogaria personale dhe nga ajo e parodisë.

Kjo ndoshta nuk bëhet me dashje por psh mund të ndodhë që duke dashur të dërgoni një cicërimë me anë të llogarisë parodi e publikoni atë nga llogaria personale (pasi e dërgoni, e fshini, dhe e postoni sërish nga tjetra).

Tregoni kujdes me aplikacionet dhe lidhjet ndërmjet tyre, automatikisht mund të keni vendosur që cicërimat nga llogaria parodi të publikohen në vënde të tjera si psh tek llogaria personale e fb.

4) Tregohuni të kujdesshëm të mos lidhni llogarinë tuaj personale në bit.ly me atë të parodisë.

Të gjithëve na intereson të shikojmë sa klikime marrim tek linket që postojmë. Në këtë mënyrë mbajmë statistika mbi çfarë klikohet më shumë dhe çfarë jo. Problemi qëndron tek postimi i linkeve të shkurtuara me bit.ly (ose ndonjë shkurtues tjetër linkesh) llogari të cilën e përdorni për të postuar linket nga llogaria personale, nuk është e vështirë të bëhet lidhja ndërmjet dy llogarive pastaj.

Në këtë mënyrë desh u identifikua Dan Sinker ndërkohë që kishte krijuar llogarinë parodi @MayorEmanuel.

Këto janë disa këshilla që mendoj elementare për të ruajtur anonimitetin.

API i twitter jep shumë mundësi dhe kush ka aftësinë të krijojë një scraper këto hapat mësipër mund ti bëjë në mënyrë automatike dhe duke qënë se audienca shqip është e vogël duhen pak sekonda për të patur rezultatet e nevojshme.

{ 1 comment… read it below or add one }

Luka January 11, 2016 at 8:55 pm

Informacione me vlere

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: