Si ju duket nderfaqja e re e Twitter-it?

by Einar

Twitter i ri

Ndërfaqja e re duket bukur! Sigurisht duhet parë nëse ky ndryshim do ketë impakt pozitiv apo negativ në komunitetin e cicëruesve, duke pare eksperiencën negative që perjetoi rrjeti i famshëm social DIGG pas një ndryshimi kolosal të design-it dhe opsioneve të faqes…

Të rejat që Twitteri Ri sjell janë: Design-i i ri, sërish ruan atë pamjen minimaliste me të cilën përdoruesit e tij janë afeksionuar.

Tani do jetë e mundur të shikosh imazhe dhe video në faqen kryesore, me pak fjalë, përdoruesi nuk ka më nevojë të largohet nga faqja e Twitterit (kjo ndoshta është dhe mënyrë për të rritur fitimet e tij, jo për të shërbyer si urë kalimi për tek faqet e tjera, që pak a shumë ka shërbyer gjer tani).

E re tjetër është konteksti/informacioni shtesë mbi linkun/cicërimën që ju intereson (përgjigjiet që cicërima në fjalë ka marrë apo interaktiviteti rreth asaj cicërime).

MiniProfilet mbyllin risitë e radhës së Twitterit. Me sa duket nëse klikon mbi emrin e një përdoruesi, të shfaqen informacione shtesë rreth tij pa patur nevojën e largimit nga faqja ku ndodheni.

Ndryshimet në fjalë do fillojnë të shfaqen tek përdoruesit në javët në vijim. Do keni mundësinë ta aktivizoni dhe ta ç’aktivizoni ndërfaqen e re derisa të mësoheni me ndryshimet.

source: @iMaraku

Editim: Imazhe në flickr të ndërfaqjes së re. Për të patur një ide të pamjes që do ketë versioni i ri!

Këtu mund të lexoni një guidë më të detajuar dhe të azhornuar mbi përdorimin e twitterit.

{ 5 comments… read them below or add one }

mbreti3gut September 15, 2010 at 1:30 am

eshte ndryshuar edhe default avatar per secilin profil qe sapo regjistrohet ne twitter. kjo i bie qe zogu i twitter te ben nga 370.000 veze ne dite 🙂

Reply

Einar September 15, 2010 at 2:30 am

Te pakten nuk do vuaje per veze bota… 😛

Reply

Indrit Maraku September 15, 2010 at 1:48 am

Nuk besoj se do te pritet keq nga perdoruesit pasi kollona kryesore me te cilen tashme jemi mesuar thjeshte eshte spostuar me ne te majte. Pra asgje nga Twitter-i i vjeter nuk zhduket.
Ka vetem disa risi (kollona e re ne te djathe) qe e bejne eksperiencen e kujtdo edhe me te thjeshte. Te jem i sinqerte, shpesh ishte bezdi te hapje nje faqe te re (psh. TwitPic), shpesh te rende e te ngadalte, per te pare nje foto qe nuk e dije as nese ja vlente.
Me pak fjale, persa me perket mua, keto ndryshime jane mese te mirepritura.
P.S. Rrofsh per “citimin” e burimit 😛

Reply

Einar September 15, 2010 at 2:36 am

I te njejtit mendim jam dhe une!

Perveç eksperiences pozitive qe do perjetojne perdoruesit nga opsionet e reja, ndoshta (patjeter?) do rriten dhe fitimet e Twitterit. Ne kete menyre do investohet akoma me shume per te rritur eksperiencen pozitive te perdoruesve te tij, fundja kjo eshte ajo qe ne mund te shpresojme (jo pretendojme) kundrejt nje sherbimi qe ofrohet “falas” mendoj une :).

Reply

Vigan.Q September 26, 2010 at 8:24 pm

Per veten time nuk perdori asnjehere Twitter , pasi me duket nje faqe e ngaterruar shume. Sa i perket dizajnit eshte ok , por qenkan munduar qe ta kopjojne pakes at shiritin larte nga Facebook.

Reply

Leave a Comment

Previous post:

Next post: