Për ata që nuk e dinë akoma çfarë është një shërbim shkurtimi URL: Një shërbim i tillë transformon adresat e gjata të internetit në linke të shkurtra, me pak karaktere, duke e kthyer atë në një link i cili është më i lehtë të ndahet me miqtë tuaj, të dërgohet në twitter apo të ja dërgoni me email miqve tuaj. (perkthyer nga goo.gl)
Google para pak kohësh lëshoi shërbimin e tij të shkurtimit të URL. Sidoqoftë momentalisht është i disponueshëm për përdorim vetëm tek Google toolbar dhe FeedBurner.
Sot do ju tregoj një mënyrë me anë të së cilës mund ta përdorni këtë shërbim shumë thjesht. Do e kthejmë në një faqeshënues, tek browseri juaj, në këtë mënyrë mund ta përdorni sa herë të dëshironi. Mjafton të ndiqni 5 hapat e mëposhtëm dhe do keni mundësi të krijoni linket tuaja Goo.gl në pak sekonda.
1. Zvarriteni këtë link tek hapësira e faqeshënuesit (Bookmark bar) tuaj dhe riemërojeni si të dëshironi.
2. Vizitoni faqen që dëshironi të shkurtoni URL.
3. Klikoni mbi opsionin e ri të krijuar (të cilin krijuam dhe emëruam më parë sipas dëshirës)
4. Prisni sa të hapet një dritare e vogël.
5. Kopjoni URL që ju tregohet tek dritarja e vogël, në këtë mënyrë sapo keni krijuar një URL me shkurtuesin Goo.gl










{ 2 comments… read them below or add one }
Me aq sa kam vene re, ne castin qe nje URL shkurtohet me Google, ai dhe indeksohet menjehere
Mandi´s last blog ..Cfare Ndodh Kur Nameserverat .Al Jane Down
Mandi, nuk e di sa e vertete mund te jete ajo qe thua, duhen bere prova..
Ajo qe me terhoqi vemendjen mua ishte ky status dhe ne veçanti ky artikull!
Ps: Nuk e di pse vazhdon te terheqe imazhe plugini Comment Luv kur komenton ti , po e editoj serish :S