Ky addon për firefoxin që do ju tregojmë sot, ju lejon që të shkarkoni videot tuaja të preferuara nga shumica e adresave të internetit nga ku mund të shikohen video.
NetVideoHunter është një addon i Firefoxit i vili ju lejon të shkarkoni video nga adresa si YouTube, Google Video, MySpace, Metacafe, Dailymotion, iFilm, Videoegg, Veoh, Blip.tv etj.
Proçedura është e thjeshtë:
1. Shkarkoni addon e FireFoxit NetVideoHunter.
2. Pasi ta keni instaluar addonin ju do keni mundësinë të shikoni një ikonë ngjyrë blu në pjesën, djathtas poshtë, të faqes, e cila duket si në foton e mëposhtme.
3. Tani shkoni tek faqja nga ku dëshironi të shkarkoni videon.
4. Në kohën që video karikohet ju do vini re një numër afër butonit blu i cili ju tregon që video është e gatshme për shkarkim.
5. Klikoni butonin ngjyrë blu, i cili do hapë një dritare të re të NetVideoHunter-it.
Thjesht klikoni butonin e download(1) dhe ruani videon në kartelën e dëshiruar.
- butonin e shkarkimit [↩]









{ 4 comments… read them below or add one }
pershendetje pse nuk e shkarkoj dot kte netvideohunter ? me thot nuk esht i perputhshem me firefox 3.5.8 .A dini ndonje program tjeter ju qe shkarkon vidjo nga youtbe ,se ju qekeni te papam fare.ciaoo
klerti, netvideohunter eshte nje addon qe perdoret nga rreth 1 milione persona, dhe mesa duket ata e kane axhiornuar per versionin e fundit te Firefeoxit ndaj ajo qe duhet te besh eshte te axhiornosh firefoxin tend nga 3.5.8 tek versioni i fundit 3.6 vizito kete link, shkarkoje dhe instaloje, e ben upgrade automatikisht…
qekam pa fat se edhe 3.6shten nuk e pranon ,me duket se duet 0.4.3 gjithsesi FLM
klerti une para se te te pergjigjesha e provova vete ndaj te bera ate sygjerim…
Kur ti klikon linkun, NetvideoHunter tek artikulli siper, te dergon tek versioni 0.4.3 i atij addon… dhe pastaj duhet ta pranoje versioni 3.6 i Firefoxit.