Shkarkoni kenge ne Mp3 nga Muxtape

by er10n

muxtape-eklipsiMuxtape është një adresë interneti që ju lejon të bëni upload rreth 12 këngë dhe ti bëni share me të tjerët lehtësisht. Ju mund ti rendisni këngët tuaja dhe të krijoni lista këngësh, pastaj mund ti ndani ato me të tjerët me anë të linkeve të URLve të krijuara nga Muxtape, shumë thjeshtë mund të shkoni tek një URL e Muxtape dhe të filloni të dëgjoni këngën.

Kini kujdes pasi Muxtape nuk lejon që të bëni upload një “nr të madh këngësh nga i njëjti album, artist apo këngë të cilat Muxtape nuk ka leje ti përdorë.

Nëse po pyesni veten nëse ka ndonjë opsion për ti shkarkuar këngët nga Muxtape, nuk ka. Sidoqoftë, ju mund të shkarkoni lehtësisht këngët nga kjo adresë në formatin MP3 në kompjuterin tuaj – Me anë të Greasemonkey addon të firefoxit.

Si të shkarkoni këngët në MP3 nga Muxtape ?

Si fillim instaloni Ekstensionin Greasemonkey për Firefox nga këtu.

greasemonkey-eklipsi

Ristartoni Firefoxin. Pastaj, merrni skriptin “Muxtape Downloader Greasemonkey” duke klikuar në butonin Install”këtë faqe.
install-eklipsi

Tani, kur të shkoni në një nga URL e Muxtape, duhet të shikoni një “Download” poshtë titullit të çdo kënge. Klikoni mbi të dhe do ju dërgoje tek versioni MP3 i këngës të cilën ju mund ta shkarkoni në kompjuterin tuaj.

download_from_muxtape_eklipsi

Mos harroni të shtoni .MP3 në emrin e file-t që shkarkuat, në mënyrë që të jetë i mundur dëgjimi.

Kjo është mënyra e shkarkimit të këngëve nga Muxtape, shumë e thjeshtë apo jo ? 🙂

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: