Te gjithë i njohim adresat e file sharing, si Rapidshare apo Megaupload. Janë adresa te cilat ne këmbim te një abonimi me pagesë [Premium Service] të lejohet të shkarkoni file të ndryshëm të cilët hostohen në serverat e tyre, filma, albume muzikorë, lojra etj etj. Nëse abonoheni evitohet pritja dhe gjithashtu sasia e lejuar për shkarkim është shumë më e madhe. Problemi tjetër qëndron në faktin që ata të cilët provojnë të shkarkojnë file me përmasa të mëdha duhet të presin shumë kohë nga file në file, gjë që sigurisht është e mërzitshme.
Sic e thotë vete emri i shtesës: Skip that shit, Skipscreen është një shtesë e browserit për të mbikaluar kohët e pritjes. Përdoruesve të Firefoxit ju vjen në ndihmë kjo shtesë e cila eviton kohët e pritjes për adresa si:
* Rapidshare
* Megaupload
* DepositFiles
* Divshare
* Linkbucks
* Link-protector
* Zshare
* ShareBee
Përdorimi i tij është shumë i thjeshtë dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi, mjafton të shkoni në faqen e shtesave dhe ta instaloni, ristartoni browserin, shkoni në një nga faqet e mësipërme dhe skipscreen do bëjë të gjithë punën për ju.
Në faqen e Megaupload, me anë të skipscreen ju lejohet të shkarkoni pa asnjë limit(1), mjafton që filet të shkarkohen 1 nga 1.
Shkarko Shtesën e Skipscreen për Firefox-in
- asnje limit ne MB [↩]







{ 2 komente… lexoji këtu poshtë oseshto një }
http://www.dvdvideosoft.com/downloads/download-free-studio.htm
program shum i mire per konvertimin e videove ne mp3 wma etj.
Guximi mos ke dashur te pergjigjesh te ky postimi ketu http://www.eklipsi.com/konverto-kenget-ne-cdo-lloj-formati/