Në këtë tutorial do ju tregojmë hap pas hapi se si të kërkoni dhe të shikoni videot e youtube direkt nga Programi Totem Media Player i Ubuntu. Gjithashtu do ju tregojmë edhe hapat se si të shikoni videot me cilësi të lartë që tani jane të disponueshme në Youtube.
1. Për të filluar, klikoni Application -> Sound & Video -> Movie Player.

2. Selektoni Edit -> Plugins…

3. Selektoni kutinë ku thotë YouTube browser dhe klikoni Close.

4. Selektoni YouTube te kutia në pjesën sipër në të djathtë të programit Totem. Vendosni më poshtë një fjalë qe doni të kërkoni dhe jepini search, dhe Totem do kërkojë në Youtube për fjalën ose frazën që vendosët. Klikoni dy herë mbi videon që ta shikoni.

5. Nëse ju del një error si në figurën e mëposhtme (do not have the appropriate plugins to handle it), mos u merakosni, egziston zgjidhja.

6. Hapni Synaptic (selekto System -> Administration -> Synaptic Package Manager. Kërkoni për gstreamer, pastaj selektoni gstreamerX-XX-plugins-bad për ta instaluar, pastaj instalojeni duke klikuar te butoni Apply.

7. Pasi të keni instaluar software-in, mbylleni Totem Media Player dhe hapeni serish. Provoni të kërkoni për video të Youtube, dhe klikoni dy herë sipër që ta shikoni. SERISH, ndoshta mund të duhet të instaloni software të tjerë. Këtë radhë mjafton të klikoni butonin Install.

8. Pasi software të ketë përfunduar së instaluari, sërish duhet të mbyllni programin Totem, hapeni sërish, kërkoni për një video në youtube dhe klikoni dy herë sipër saj. Kësaj radhe nuk duhet të keni më probleme për të parë videon.

9. Me pak punë më shumë – ju mund të bëni të mundur që në Totem të keni mundësine të shikoni edhe video në Cilësi të lartë në version h264 në youtube. Shkarkoni këtë file-n nga http://www.soccio.it/michelinux/. Në kohën që shkarkoni file-n, selektoni Open with dhe sigurohuni që të jetë i selektuar GDebi Package Installer (default). klikoni OK.

10. Tani klikoni Install Package.

11. Pasi të ketë mbaruar mbyllni Package Installer, dhe nje herë tjetër akoma, mbyllni dhe hapni Totem.

12. Shkoni serish te faqja e Plugin-eve, dhe selektoni kutinë YouTube H264 browser. Klikoni Close.

13. Tani selektoni YouTube H264 nga menuja sipër në të djathtë, dhe bëni një kërkim. Klikoni dy herë mbi një rezultat dhe kesaj radhe do keni të mundur të shikoni videot me cilësi të lartë H264. Zgjidhni Properties te menuja për të konfirmuar nëse video është apo jo në cilësi të lartë (shikoni aty ku thotë codec).

14. Tani nuk keni me nevojë të hapni Browserin për të parë video nga Youtube.







{ 1 comment… read it below or add one }
Shumë interesatë ky leksion. Unë përdorë Ubuntu dhe do të më hyjë në punë. Faleminderit!