Shikoni serialet Amerikane Online

by Einar

TVGorge

TVGorge

Ekzistojnë shumë faqe të ndryshme interneti të cilat të lejojnë të shikoni VideoKlipe të serialeve të ndryshme Amerikane. Ndonjëhere bëhet fjalë për klipe të shkurtra ndonjëherë për episode të plota.

Përdoruesit Amerikane logohen tek Hulu ose tek NBC për ti parë këto episode, duke transformuar kompjuterin e tyre në një televizor.

Fatkeqësisht këto shërbime zakonisht janë të disponueshme vetëm për audiencën Amerikane, faqet në fjalë shikojnë Ip e vizitorëve dhe nëse nuk është Ip Amerikane, ju shfaqet një mesazh i cili ju thotë që video që dëshironi të shikoni nuk është e disponueshme për shtetin në të cilin ndodheni.

Një mënyrë për të anashkaluar këtë është përdorimi i ndonjë programi apo faqeje e cila ju fsheh ip duke e maskuar atë me një Ip Amerikane duke bërë të mundur që të shikoni videon e dëshiruar.

Po nëse nuk keni shumë njohuri për faqe të tilla apo programe të tilla maskuese, atëhere vjen në ndihmë TVGorge i cili na ofron një zgjidhje shumë të mirë.

TVGorge është një adresë e cila kërkon për episode të plota me cilësi të lartë HQ në internet të Televizioneve Amerikane dhe lejon vizitorët e tij ta shikojnë të plotë serialin në fjalë.

Episodet e Fundit

Episodet e Fundit

Një sasi e konsiderueshme e këtyre serialeve është e disponueshme duke filluar nga South Park, Californication, House, Chuck, Da Ali-G Show etj etj..

Gjithashtu impresionuese është edhe sasia e sezoneve të disponueshme të këtyre serialeve, në shumë raste mund të gjeni edhe të gjitha seritë e të gjitha sezoneve.

American Dad Shembull

American Dad Shembull

Ndaj nëse jeni në kërkim të një seriali Amerikan, thjesht vizitoni TVGorge dhe zgjidhni atë që ju intereson më shumë.

{ 0 comments… add one now }

Leave a Comment

Previous post:

Next post: